LAJMI I FUNDIT:

Nga një muaj paraburgim për tre atentatorët

Nga një muaj paraburgim për tre atentatorët

Gjykata e Tiranës dha të dielën vendimin për paraburgim për një muaj për secilin nga tre personat e akuzuar për përgatitjen e eliminimit fizik të kreut të opozitës Edi Rama, më 27 janar.

Të tre personat u arrestuan më 28 janar nga ana e strukturave të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si rezultat i një hetimi të kryer në bashkëpunim nga Drejtoria Kundër Krimeve të Rënda, Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë dhe Prokuroria për Krimet e Rënda.

Të akuzuarit janë Luan Zenel Rami (37), Fatos Hamit Rami (29) dhe Afrim Ali Kica (33), të tre nga Burreli, banues në Tiranë. Ndalimi i tyre është bërë, pasi po siguronin kushte dhe mjete materiale për të kryer vrasje, parashikuar nga neni 80, i Kodit Penal. /Telegrafi/