LAJMI I FUNDIT:

Nga Franca, vjen njohja e Palestinës si shtet

Nga Franca, vjen njohja e Palestinës si shtet

Komuna Gennevilliers në Francë njoftoi se ka marrë vendim për njohjen e shtetit të pavarur të Palestinës, duke rikujtuar vendimin e Parlamentit francez të vitit 2014, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Komunës Gennevilliers, Patrice Leclerc, komunë e cila ndodhet në veri të Parisit, në një deklaratë me shkrim bëri të ditur se ka njohur shtetin e Palestinës.

Në deklaratë rikujtohet se në vitin 2014 Parlamenti i Francës dhe Senati kanë miratuar projekt-rezolutën e cila i rekomandon qeverisë që ta njohë shtetin e pavarur të Palestinës. Në deklaratë po ashtu rikujtohet se ministri i atëhershëm i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius ka deklaruar se në qoftë se brenda dy vitesh nuk do të ketë rezultat nga takimet e paqes mes Izraelit dhe Palestinës, atëherë shteti i tij do ta njohë Palestinën si shtet të pavarur.


Duke vënë në dukje se shpresave për paqe në rajon u janë vendosur dinamitët me vendimin e presidentit të SHBA-ve për Kudsin si dhe me vendimin e Izraelit për ndërtimin e vendbanimeve të raje në tokat e pushtuara, në deklaratë thuhet se “Patrice Leclerc fton të gjitha komunat që ta njohin shtetin e Palestinës”.

“Presidenti Emmanuel Macron kundërshton njohjen e shtetit të Palestinës, por nëse mijëra komuna marrin zyrtarisht një vendim në drejtim të tillë, atëherë edhe Franca do të jetë e detyruar të njohë Palestinën”, thuhet më tej në deklaratë.Vendimi i cili do të nënshkruhet të hënën dhe do të zyrtarizohet, pritet të pranohet edhe nga komunat tjera.

Në trend Botë

Më shumë
Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Mali i Zi
Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Presidenti i partisë së ekstremit të djathtë në Francë anuloi paraqitjen në një konferencë në Uashington pasi ish-këshilltari i Trump bëri një përshëndetje naziste

Amerika
Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Trump i lodhur nga mënyra se si Zelensky e trajton luftën: E kam parë këtë njeri për vite, qytetet e tij shkatërrohen, njerëzit e tij vriten

Botë
A është Gjermania në prag të një kthese politike?

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Evropa
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Kalo në kategori