LAJMI I FUNDIT:

Nga e hëna fillon fushata për zgjedhjet presidenciale

Nga e hëna fillon fushata për zgjedhjet presidenciale

Të hënën më 1 prill, Blerim Reka, Stevo Pendarovski dhe Gordana Siljanovska Davkva e fillojnë fushatën për zgjedhjet e gjashta presidenciale.

Blerim Reka është kandidati i përkrahur nga opozita shqiptare, përkatësisht nga Lëvizja Besa dhe Aleanca për Shqiptarët, Stevo Pendarovski mbështetet prej LSDM së bashku me BDI, dhe kandidatja e përkrahur nga OBRM-PDUKM Gordana Siljanovska Davkova e cila poashtu e ka mbështetjen e koalicionit të kësaj partie, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Fushata do të zgjas deri më 19 prill, ku më pas do të ketë heshtje zgjedhore, para ditës së votimit.


Sipas njoftimeve të shtabeve zgjedhore, kandidatët do të vizitojnë thuajse të gjitha vendet e populluara, do të kenë takime me qytetarët dhe mbledhje të mëdha në qytetet më të mëdha. Premtojnë fushatë të qetë dhe korrekte.

Para fillimit të garës në zgjedhjet presidenciale, apele për zgjedhje të rregullta ju dërguan kandidatëve, partive politike dhe qytetarëve bashkësia ndërkombëtare, përfaqësuesit shtetërorë dhe KShZ.

Rrethi i parë për zgjedhjet presidenciale  është caktuar më 21 prill ndërsa i dyti më 5 maj.

Kryetarin e ri mund ta zgjedhin 1.808.131 qytetarët me të drejtën e votës së regjistruar në Listën Zgjedhore, ku KShZ e vërtetoi dje në mbledhje.

Në zgjedhjet presidenciale, të drejtën e votës jashtë vendit do ta mund ta realizojnë 1.782 qytetarë në 32 përfaqësi konsullore diplomatike të RMV jashtë.

Sipas ligjeve të Maqedonisë, kandidati për kryetar shteti mund të fitojë në rrethin e parë nëse ka mbi 50% të votave të të gjithë votuesve të regjistruar në Listën Zgjedhore. Në të kundërt do të mbahet rrethi i dytë më 5 maj ku do të garojnë dy kandidatë me më shumë vota nga rrethi i parë. Rezultati i rrethit të dytë duhet të jetë mbi 40% që votimi të konsiderohet i vlefshëm.

Sipas Kushtetutës, kryetari duhet të ketë mbi 40 vite dhe të jetë banor i shtetit së paku 10 vite nga 15 vitet e fundit. Një mandat kryetari është 5 vite./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Kërkesat për vizitë, masat e rrepta të sigurisë dhe reagimet – gjithçka nga vizita e Thaçit në QKUK, pas gjendjes së rënduar shëndetësore të babait të tij

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori