Në vitet e 90-ta, Kosova zuri vend në mediat botërore, për kryengritjen e popullit shqiptar kundër pushtimit serb.
Kur lufta u përhap, kishte një adresë, atë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dhe nevoja për krijimin e strukturave politike, vuri në krye të saj studentin e historisë nga Buroja e Skenderajt, Hashim Thaçin, raporton KTV.
I zgjedhur si përfaqësues politik i UÇK-së, nga Shtabi i Përgjithshëm në Tiranë, Hashim Thaçi do të udhëhiqte delegacionin shqiptar në bisedimet e Rambujesë.
Këtu për herë të parë, shpërfaqet hapur mosdurimi mes tij dhe Ibrahim Rugovës, rivalitet ky që do të zgjaste deri në vdekjen e këtij të fundit.
Përkundër skepticizmit të treguar nga vetë UÇK-ja dhe disa kërcënimeve të kohëpaskohshme për të mos nënshkruar asgjë që nuk përputhej me luftën e UÇK-së, Hashim Thaçi bashkënënshkroi në Paris Marrëveshjen e Rambujesë, pika e dytë e së cilës kërkonte ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës Federale të Jugosllavisë.
Kjo marrëveshje dështoi, kur u refuzua nga delegacioni serb, çfarë më pas i hapi rrugë intervenimit ushtarak të NATO-s, dhe çlirimin.
Në tetor të vitit 1999, ai themeloi Partinë e Progresit Demokratik të Kosovës, ndërsa në Kuvendin e Parë Zgjedhor (2000), Thaçi zgjidhet kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, të cilën vazhdon ta drejtojë që nga ajo kohë.
Hashim Thaçi ishte kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, nga marsi i ’99-s deri në janar të vitit 2000, kur ai i humbi zgjedhjet lokale.
Një vit më pas, PDK-ja e drejtuar nga Hashim Thaçi humbi edhe në zgjedhjet nacionale.
Njeriu që kishte qenë në krye të UÇK-së, nuk mori dot besimin qytetar, për çfarë ai u detyrua që për 8 vjet rresht, të qëndronte në opozitë.
Ndërkohë, ai ishte pjesë e Ekipit të Unitetit gjatë bisedimeve në Vjenë, për zgjedhjen e statusit final të Kosovës.
Arriti të vijë në krye të ekzekutivit vetëm pas vdekjes së Ibrahim Rugovës dhe çarjes së partisë së tij.
Më 17 shkurt të 2008-s, Hashim Thaçi lexoi deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, çka edhe vazhdon ta potencojë si të arritur të tij.
Kosova pranoi planin 6-pikësh të Ban Ki Moonit, i cili i solli bisedimet e vazhdueshme me Serbinë dhe fusnotë e cila ende e zëvendëson termin Republikë për Kosovën.
Por partneriteti me LDK-në u prish dhe mandatin e dytë në qeveri e vazhdoi me AKR-në e Pacollit, në zgjedhjet që u kritikuan për vjedhje masive të votës.
8 qershor i 2013-s do ta nxirrte për të treten herë radhazi PDK-në e Hashim Thaçit fitues të zgjedhjeve.
Por 4 partitë parlamentare në përpjekje për ta marrë pushtetin nga Thaçi krijuan VLAN-in dhe u betuan që nuk do të bëjnë qeveri me Hashim Thacin.
Gjashtë muaj barrikadë, Hashim Thaçi qëndroi i qetë, rrallë u pa në media, e sa herë që doli përqeshi partitë duke e quajtur barrikadimin e tyre tentim për rritje të pazarit politik.
Ishte Isa Mustafa ai që prishi VLAN-in dhe u bë kryeministër në qeveri me Thaçin i cili mori detyrën e ministrit të Jashtëm.
Për një vit, ai solli vetëm 1 njohje, nga Antigua dhe Barbuda derisa takimet me zyrtarë të rëndësishëm numërohen në gishta.
Foli shumë për anëtarësimin në UNESCO, por dështoi edhe këtu.
Me 92 shtete që votuan pro, 50 sosh kundër dhe 29 të tjera që abstenuan, Kosova u bë precedent si rasti i parë në 70 vjetët e UNESCO-s që një shtet i rekomanduar nga Këshilli Ekzekutiv të refuzohej nga Asambleja e Përgjithshme.
Jo rrallëherë, Thaçi do të akuzohej nga shoqëria civile dhe opozita se kishte në dorë Gjykatën Kushtetuese dhe e përdori atë në rastin e VLAN-it, në atë të Sejdiut dhe të Behgjet Pacollit.
Gjatë qeverisjes së tij, Kosova shënoi rekordet e papunësisë dhe u shqua në raporte ndërkombëtare për nivel të lartë korrupsioni.
Derisa u betua si figurë unifikuese, në sallë nuk i kishte deputetët e opozitës e as familjet e dëshmorëve.
Por sfida kryesore e Presidentit të ri përpos përfaqësimit të unitetit politik, do të jetë menaxhimi i situatës pasi të publikohen akuzat e para nga Gjykata Speciale.
https://vimeo.com/162100247
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Ministria e Energjetikës ka kërkuar të vihen në funksion pajisjet e sofistikuara për matjen e energjisë elektrike

Artizania që ringjall trashëgiminë e Shqipërisë përmes qëndisjes

Taravari: Numrat për ndryshimet kushtetuese i kemi, edhe në bisedimet me OBRM-PDUKM-në eurointegrimi i vendit ishte temë prioritet

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Asnjë minoritet në Drenas por marrin 201 vota

“Goditja e familjes sime, ‘vrasje me pagesë’” - Erion Veliaj reagon nga burgu

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Para 177 viteve doli gazeta e parë shqiptare “L’albanese d’Italia”

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë