LAJMI I FUNDIT:

Nga bankat shkollore në kolltukun e politikanëve, zgjidhet kryetari më i ri afro-amerikan i një qyteti në SHBA

Nga bankat shkollore në kolltukun e politikanëve, zgjidhet kryetari më i ri afro-amerikan i një qyteti në SHBA

Jaylen Smith është 18-vjeçari i cili në maj të këtij viti përfundoi shkollën e mesme, kurse më 6 dhjetor është zgjedhur si kryetar i qytetit amerikan Earl.

Është kryetari më i ri afroamerikan në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, transmeton Telegrafi.

Qyteti Earo që gjendet vetëm 48 kilometra në perëndim të Memphis, ka 1.800 banorë, kurse e ëma e Smith ka qarë pasi ai u zgjedh kryetar i këtij qyteti.


Ishte kandidatë nga radhët e Partisë Demokratike, e pak pas fitore i është drejtuar qytetarëve me një fjalim.

“Koha është për një kapitull më të mirë për Earl në Arkansas. Dua të falënderojë mbështetësit që motivuan të tjerët të votojnë. Jam shumë falënderues”, tha ai.

Smith ka premtuar se do të përmirësojë punën në polici, sistemin e ujërave të zeza do të zgjedhë problemin e shtëpive të braktisura kurse qytetarët do t’i aktivizojë në vendimmarrje.

Si një djalë që kreu shkollën e mesme së fundmi, ai ishte kryetar i asociacionit të nxënësve dhe kishte rol udhëheqës në klubet e shkollës.

“Duhet të filloni diku. Nuk kam dashur të kem 30 apo 40 vjet që të jem kryetar i qyteti, kur e di se këtë mund ta bëjë tani”, shtoi ai për Washington Post.

Smith synon të vazhdojë studimet dhe ka dëshirë të jetë gjykatës. Nuk është 18-vjeçari i vetëm në SHBA që zgjidhet si kryetar i një qyteti. Në vitin 2005, Michael Session ishte zgjedhur si kryetar i qytetit Hillsdale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Sekretari amerikan i Shtetit shfaqet në televizion me kryq në ballë - paraqitja e tij tani ka një shpjegim

Botë
Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Shfaqen pamjet e kaosit në Korenë e Jugut - bombat nga aeroplanët luftarakë godasin shtëpi dhe një kishë

Azia
Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Edhe nëse SHBA “pauzon” tarifat, Trudeau thotë se përgjigja e Kanadasë do të mbetet në fuqi

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Qeveria holandeze rekomandon qytetarët të pajisen me “pako emergjence 72-orëshe”

Evropa
Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Hajnit i dolën matjet keq – në dyqanin ku tentoi të bënte vjedhjen qëlloi një kliente “me rrip të zi në karate”

Evropa
Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Liderët e opozitës refuzojnë ofertën e Trumpit për rrëzimin e Zelenskyt - nuk duan zgjedhje në kohë lufte në Ukrainë

Kalo në kategori