LAJMI I FUNDIT:

Neymar synon të kthehet në fushë në finalen e Kupës së Francës

Neymar synon të kthehet në fushë në finalen e Kupës së Francës
Neymar . (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

Neymar vazhdon të mbetet në pushim që nga 23 janar, kur mori një dëmtim që doli të jetë i rëndë.

Braziliani u dëmtua në ndeshjen ndaj Strasbourgut në kupë dhe që atëherë nuk ka shkelur më në fushë.

U flit se ai do të kthehet pas 10 javë, por mund të ndodh që ai të jetë në fushë më shpejt.


Ai ka bërë disa seanca në një klinikë në Barcelonë për ta përshpejtuar rikthimin.

Neymar (Getty Images)

Ylli i parisienëve ia ka vendosur synimin vetes që të kthehet me datën 27 prill, që është finalja e Kupës se Francës.

PSG-së më parë i duhet ta sigurojë një vend në finale, pasi të mërkurën në orën 21:00 do të luajnë gjysmëfinalen më ekipin e Nantes.

Një ndeshje e lehtë në letër, por shpesh këto ndeshje dalin të vështira. Nëse PSG fiton nesër do t’i japin mundësinë Neymarit të luajë në finale.

Mungesa e brazilianit i ka kushtuar shumë PSG-së, pasi që francezët janë eliminuar nga Liga e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

“Është goli më i mirë që kam shënuar për Barcelonën”, Lamine Yamal flet pas ‘veprës artistike’

Liga e Kampionëve
Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Liga e Kampionëve
Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Van Dijk te PSG? Imazhet në Anfield me Al Khelaifi dhe Luis Campos ndezin thashethemet

Ndërkombëtare
Avokati thotë se Maradona

Avokati thotë se Maradona "u vra" në "një plan çnjerëzor që ishte efektiv"

Ndërkombëtare
Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Salah shpërtheu në lot pas eliminimit të Liverpoolit nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Nga Etnik Brruti te marrëdhënia me FFK-në dhe kalimi i lojtarëve nga Kosova te Shqipëria – Armand Duka zbulon të gjitha

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori