LAJMI I FUNDIT:

Nexhat Krasniqi pranoi fajin për vrasjen e Enver Kelmendit

Nexhat Krasniqi pranoi fajin për vrasjen e Enver Kelmendit

Në gjykimin për vrasje të rëndë që lidhet me vrasjen e Enver Kelmendit nga fshati Balincë, i akuzuari Nexhat Krasniqi e pranoi vrasjen e kryer vitin e kaluar, kur u pyet në gjykatë në lidhje me akuzën.

Vrasja kishte për motiv përfitimin e dobisë pasurore.

Para se Krasniqi ta deklaronte fajësinë, prokurori i Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Ali Uka lexoi aktakuzën ndaj tij.


“Me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete, ka privuar nga jeta tani të ndjerin Enver Kelmendi nga fshati Balincë. Ditën kritike, rreth orës 11, i pandehuri Nexhat (Krasniqi) e kishte thirrë përmes telefonit të ndjerin Enver (Kelmendi) që të vijë në shtëpinë e tij në Malishevë për të pirë nga një kafe”, tha prokurori Uka.

Sipas përshkrimit të rastit nga ana e prokurorit, kur Krasniqi dhe viktima ishin ulur në shkallët e një shtëpie në ndërtim e sipër, për një moment i pandehuri kishte nxjerrë nga brezi një revole shtatëshe dhe me një të shtënë e kishte qëlluar të ndjerin Enver Kelmendi në pjesën e pasme të kokës.

Ai më tutje konstatoi se Krasniqi mori nga viktima një shumë të hollash prej 10 mijë euro dhe u angazhua për t’i fshehur gjurmët.

“Pas këtij momenti i pandehuri nga xhamadani I viktimës mori një shumë të hollash prej 10 mijë euro të ndara në dy pjesë e të lidhura me llastëk si dhe telefonin e tij dhe më pas e mori trupin e viktimës e futi në bagazhin e veturës Golf 4 pronë e të ndjerit dhe menjëherë doli nga oborri i tij e me qëllim të zhdukjes së gjurmëve të veprës penale”, tha prokurori Uka.

Prokurori tha se Kelmendi e kishte dërguar trupin e viktimës në një vend afër fshatrave Mirushë dhe Carravranë të Malishevës, e kishte lënë veturën aty, telefonin ia kishte hedhur në disa shkurre jo fort larg vendit të ngjarjes, ndërsa armën e kishte fshehur në një vend të panjohur.

Shpallja e aktgjykimit do të bëhet më 30 mars. /Kallxo.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Djali i Trump nuk e njeh Kosovën, publikon hartën ku Kosova shfaqet si pjesë e Serbisë

Lajme
Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Fundi i procesit gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së - edhe 8 seanca i kanë mbetur prokurorisë

Drejtësi
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

KQZ shpall nesër rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, Baraliu: Procesi i stërzgjatur, por jo i cenuar

Lajme
Kalo në kategori