LAJMI I FUNDIT:

New York Times publikoi detajet e kontratës përrallore të Kylian Mbappe me PSG-në

New York Times publikoi detajet e kontratës përrallore të Kylian Mbappe me PSG-në

Janë zbuluar detajet financiare pas mega kontrata e re e Kylian Mbappe me Paris Saint-Germain.

Francezi pritej të nënshkruante për Real Madridin në verë, por klubi i tij aktual arriti një marrëveshje që thjesht nuk mund ta refuzonte lojtari.

Ai ka folur në detaje për kontratën në një intervistë për The New York Times të publikuar sot.


Sipas The New York Times, Mbappe do të paguhet 251.46 milionë euro për tre sezonet për të cilat ka nënshkruar kontratë, ose afërsisht 83 milionë euro në sezon.

Disa nga titujt që pasuan vendimin e tij për të qëndruar në PSG pretenduan se paratë nga Katari ishin shumë të mëdha për t’i rezistuar, me The Neë York Times që deklaroi se Mbappe mori rreth 125 milionë euro si bonus nënshkrimi, pagesa më e madhe e paguar për një lojtar pa kontratë në historinë e sportit.

Megjithatë, ai insistoi në intervistë se shumat e mëdha të parave që i ishin ofruar nuk ishin ato që e shtynë të merrte vendimin përfundimtar.

“Sepse kudo që të shkoj, do të marr para, ky është lloji i lojtarit që jam kudo që shkoj”, ka thënë ai.

Mbappe gjithashtu shprehu habinë që presidenti francez Emmanuel Macron kishte folur me të në përpjekje për ta mbajtur atë në PSG dhe, si rrjedhojë, në elitën franceze.

“Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të flisja me presidentin për të ardhmen dhe karrierën time, kështu që është diçka e çmendur, vërtet diçka e çmendur. Jam kaq i rëndësishëm për vendin.’ Ai tha: ‘Ke kohë për të shkuar, mund të qëndrosh edhe pak.’ Sigurisht, kur presidenti ju thotë këtë, ka rëndësi”, deklaroi Mbappe për thirrjen që mori nga presidenti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Carragher tregon tri pozitat që Liverpooli duhet t’i përforcojë pas fitores ndaj Man Cityt

Premier League
Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Legjenda gjermane mbështet Real Madridin për ta eliminuar Atletico Madridin nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Zhegrova thotë se e ka njoftuar Lillen që nuk do ta vazhdojë kontratën – ai flet edhe për ndeshjen e marsit me Kosovën

Ligue 1
Kalo në kategori