LAJMI I FUNDIT:

Nesër seanca e Kuvendit me 14 pika në rend të ditës

Nesër seanca e Kuvendit me 14 pika në rend të ditës

Kuvendi i Kosovës pas një pauze të shkurtër nga seancat javore, rikthehet nesër me 14 pika të rendit të ditës.

Prej tyre janë pesë pika që përfshijnë votimet për zgjedhjet e anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media, zgjedhja e një anëtari të Bordit të RTK-së, zgjedhja e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit, zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurial të Kosovës dhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit.

Ndërkohë do të shqyrtohen në forma të ndryshme rreth 3 projektligje dhe tre raporte të Komisioneve.


Kjo është renditja e plotë e rendit të ditës për seancën e Kuvendit, datë;28 prill:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-093 për ratifikimin e Konventës për heqjen e kërkesës për legalizim të dokumenteve zyrtare të huaja (5 tetor 1961),
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-095 për Akademinë e Drejtësisë,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.05/L-064 për patentë shofer,
  7. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
  8. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Komisionit të Pavarur për Media,
  9. Zgjedhja e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit,
  10. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Prokurial të Kosovës,
  11. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit,
  12. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Integrime Evropiane lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë së fituar me vepër penale,
  13. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës,
  14. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike për vitin 2014.

Në trend Lajme

Më shumë
Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Procesohen pothuajse të gjitha votat për kandidatët, KQZ publikon rezultatet e korrigjuara për parti

Politikë
Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Politikë
Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Politikë
Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Lajme
20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

20 mijë euro kesh ia vjedhin në shtëpi një personi në Llapnasellë të Graçanicës

Kronika e Zezë
Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Kontrollet e policisë në disa komuna në veri, Policia jep detaje

Lajme
Kalo në kategori