LAJMI I FUNDIT:

Nesër përfundon shtyrja e fundit e detyrimeve kreditore për qytetarët dhe kompanitë

Nesër përfundon shtyrja e fundit e detyrimeve kreditore për qytetarët dhe kompanitë

Shtyrja e dytë gjashtë-mujore e detyrimeve kreditore përfundon nesër. Qytetarët dhe kompanitë që kanë vendosur ta shtyjnë kthimin e kredive për shkak të ndikimit financiar nga kriza e shkaktuar nga Covid 19, do të duhet të rifillojnë pagesën e rregullt nga 1 prilli. Nga Shoqata e Bankave thonë se numri i qytetarëve që shfrytëzuan rastin për të pasur shtyrje për herë të dytë është në mënyrë drastike më i ulët.

“Ndryshe nga vendimi i parë për shtyrje të pagesës, e cila u përdor nga pothuajse 70 për qind e numrit të përgjithshëm të qytetarëve, tani numri është rreth 7.4 për qind, me çka numri më i madh i qytetarëve gjatë pagesës së shtyrë vendosën të fillojnë të paguajnë detyrimet e tyre të kreditit”, njoftojnë nga Shoqata e Bankave.

Shtyrja pagesore ishte masë e marrë vitin e kaluar. Shtyrja e parë filloi më 1 prill dhe zgjati deri më 30 shtator. Vlente për të gjithë ata që vullnetarisht donin të shtynin shlyerjen e kredive.


Shtyrja e dytë filloi më 1 tetor, por me kushte të ndryshuara. Gjegjësisht, bankat kërkuan që të përmbushen disa kritere në mënyrë që të jenë në gjendje të miratojnë shtyrje të re gjashtë-mujore për të interesuarit.

Ajo që tani qytetarët dhe kompanitë duhet ta kenë parasysh është se me fillimin e pagesës së rregullt, ata do të kenë këste më të larta sepse do të përfshijë interesin nga muajt në të cilët nuk është paguar asgjë./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori