LAJMI I FUNDIT:

Nesër në “Dodona”, repriza e shfaqjes “Ku… Çka”?! (Foto/Video)

Nesër në “Dodona”, repriza e shfaqjes “Ku… Çka”?! (Foto/Video)

Nesër në Teatrin e Qytetit të Prishtinës - “Dodona”, jepet repriza e shfaqjes “Ku… Çka”?!

Është kjo një komedi që merret me gjendjen e artistëve në vend dhe fenomenet tjera të shoqërisë sonë.

Regjinë e shfaqjes e ka bërë Elmaze Nura, ndërsa teksti nga regjisorja dhe aktori Mentor Zymberaj. Në shfaqje luajnë: Mentor Zymeraj, Aurita Agushi, Albulena Kryeziu dhe Florentina Ademi. Mjeshtër i dritave është Skënder Latifi, ndërsa punëtorë skene: Bedri Maloku, Fadil Bekteshi dhe Albert Gashi.


Shfaqja është e mbushur me shumë situata komike, që zgjojnë kërshërinë e shikuesve. Repriza jepet nesër, më gjashtë shtator, në ora 20:00, në teatrin “Dodona”. /Telegrafi/