Nesër në orën 12:00 do të mblidhet komisioni hetimor që po heton shkeljet e pretenduara nga presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Top Channel ka mësuar se tashmë ky komision posedon përgjigjet e ardhura Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Kolegji Zgjedhor dhe Qendra e Publikime Zyrtare.
Presidenca ka bashkëpunuar me këtë komision duke dërguar si përgjigje një material 20 faqesh.
Nuk dihet ende nëse ky komision do të ftojë për të dëshmuar kreun e shtetit siç edhe parashikohet në rregulloren e të tilla komisioneve.
Presidenca nuk i ka dhënë ende përgjigje nëse presidenti do të shkojë përpara këtij komisioni në rast se i mbërrin një ftesë e tillë.
Interesant është fakti se ky komision ka kërkuar dhe ka marrë informacion të detajuar nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Përgjithshme për krimet zgjedhore.
Top Channel e ka parë kërkesën për këto dy institucione ku u kërkohet të japin të dhënat për procedimet që lidhen me krimet zgjedhore për periudhën 1 janar – 10 qershor 2019, si dhe për periudhën pas çdekretimit të datës 30 qershor.
Mbetet e paqartë përse ky informacion do t’i shërbejë komisionit hetimor.
Komisioni Parlamentar Hetimor mësohet se ka hartuar një listë me ata të cilët do të dëshmojnë, listë e cila mbahet top-sekret.
Po për këtë çështje në Tiranë më 6 shtator do të mbërrijë një delegacion i Komisionit të Venecias në një mision fakt-mbledhës.
Ky komision do ta ketë të lehtë të japë një opinion të shpejtë, pasi nuk mungon precedenti. Komisioni i Venecias për një çështje të ngjashme kohë më parë kur Qeveria moldave pati një përplasje me presidentit e vendit, u shpreh me opinion i cili vlejti për të shkarkuar presidentin e Moldavisë për shkelje kushtetuese. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Ligji i ri për kadastër, drejtori i AKK-së: Hap i madh për unifikimin e procedurave pronësore
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë
Sot nis zbatimi i Listës Zyrtare të Çmimeve të Barnave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump
Tre lojtarët që Ronaldo i kishte kërkuar Real Madridit t'i transferonte në vitin 2017 - por Perez refuzoi
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin
Vinicius i dërgon mesazh Arabisë Saudite pas mega-ofertës që ka pranuar
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
Ronaldo thotë se Man City do të ketë 'frikë' nga Real Madridi, pasi është bërë parashikimi i Ligës së Kampionëve