LAJMI I FUNDIT:

Nesër mbahet kampionati shtetëror në zgjidhjen e enigmave

Nesër mbahet kampionati shtetëror në zgjidhjen e enigmave

Të dielën, më 15 shkurt 2009, për nder të përvjetorit të parë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, Federata e Enigmatëve të Kosovës dhe shtëpia botuese „Enigmapress", përkatësisht portali www.fjalekryqi.com organizojnë kampionatin shtetëror të zgjidhjes së enigmave, me titull “Të dua shteti im”, që mbahet nën patronazhin e Ministrisë për Kulturë, Rini dhe Sport e në të cilin do të marrin pjesë dashamirët e enigmatikës nga të gjitha viset e Kosovës.

Kampionati mbahet në Sallën e Konferencës në Hotelin “Grand” në Prishtinë dhe fillon prej orës 11:00. Pjesa finale zhvillohet prej orës 14:00.

Ky kampionat organizohet në një mënyrë krejtësisht tjetër nga kampionatet dhe garat tjera që janë organizuar deri sot te ne: në pjesën e parë të tij do të marrin pjesë 100 garues, nga të cilët tre më të mirët do të zhvillojnë garën suplementare, që do të jep renditjen përfundimtare të tre më të mirëve. Pastaj, në këtë kampionat çdo garues do t’i zgjidhë nga gjashtë lloje enigmash (fjalëkryq, sudoku, plotësor i anagramuar, anagram, rebus dhe problem logjik), që ka për qëllim të nxit zhvillimin edhe të llojeve të enigmave, të cilat te ne kultivohen më rrallë.

Tri vendet e para do të shpërblehen me diploma dhe kupa si dhe e drejta që ta përfaqësojnë Kosovën në kampionatin botëror të enigmatikës. Ndërsa kampionit, përveç këtyre, do t’i takojë edhe shpërblimi në të holla prej 500 eurosh.


Kampionati i sivjetmë ka edhe karakter manifestimi dhe me atë rast organizatori ka paraparë që veteranët e enigmatikës kosovare t’i nderojë me mirënjohje të posaçme.

Me këtë rast organizatori fton të gjitha mediat e shkruara dhe elektronike që ta përcjellin këtë ngjarje, që begaton format e manifestimeve, me të cilat shënohet përvjetori i parë i Pavarësisë.

Driton Sejdiu

Në trend Kultura

Më shumë
Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Kryeveprat e vjedhura nga nazistët

Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!

Keqardhja e Lasgushit: Kur u kthye nga Parisi, kolegët nuk rrinin me Enverin - e quanin “tutkun”!

Kulture
Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

Shqipëria merr 350 mijë dokumente të periudhës osmane

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

A mundet roboti të rikrijojë atmosferën e kryeveprës së Leonardo da Vincit?

KËNGË DASHURIE

KËNGË DASHURIE

Poezi
Who is Who

Who is Who

Kalo në kategori