LAJMI I FUNDIT:

Nesër fillon zyrtarisht fushata zgjedhore në Maqedoni

Nesër fillon zyrtarisht fushata zgjedhore në Maqedoni

Tre kandidatët për kryetar të ardhshëm të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Blerim Reka, Gordana Siljanovska Dakova dhe Stevo Penderovski nesër fillojnë zyrtarisht garën për të parin e shtetit.

Gordana Siljanvoska Davkova fushatën do të fillojë nga Ohri, Stevo Pendarovski nga Prilepi ndërsa kandidati i opozitës shqiptare, Blerim Reka fushatën zgjedhore do ta fillojë në sheshin “Skënderbeu” në Shkup, njofton  Telegrafi Maqedoni.

Pritet që narrativet e kandidatëve do të jenë marrëveshja e Prespës, eurointegrimet dhe ekonomia.


Fushata zgjedhore do të zgjasë deri ditën e premten më 19 prill, ku më pas vijon heshtja zgjedhore. Në këto zgjedhje presidenciale të drejtë vote kanë 1.808.131 qytetarë.

Që zgjedhjet të jenë të suksesshme, është e nevojshme që në rrethin e dytë të dalin së paku 40% e votuesve./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Fermerët alarmojnë për vjedhje të bagëtive, policia po i heton rastet

Sociale
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Kalo në kategori