LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja për projektligjin për financat lokale

Nënshkruhet marrëveshja për projektligjin për financat lokale

Do të mbahet sot Ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI) për hartimin e Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal (LFPL).

Nënshkrim i Marrëveshjes do të behet nga Ministri i Financave Avdullah Hoti dhe Drejtori ekzekutiv i Institutit KLGI Besnik Tahiri.

Në këtë ceremoni do të jenë prezent edhe Menaxheri i Programeve në DEMOS Norbert Pijls, si dhe përfaqësues tjerë të donatorëve, të cilët janë mbështetës të draftimit të LFPL. /Telegrafi/