LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për bordet, deklarohet kapitull i ri për agjencitë e pavarura

Nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit për bordet, deklarohet kapitull i ri për agjencitë e pavarura

Është nënshkruar memorandumi i bashkëpunimit në mes Kuvendit, ambasadës së Britanisë së Madhe dhe Qeverisë, i cili ka për qëllim fuqizimin e pavarësimit të bordeve të agjencive të pavarura.

Kjo marrëveshje është nënshkruar nga këto tri institucione, të cilat janë deklaruar për një pavarësi të plotë të agjencive të pavarura, shkruan “Zeri.info“.

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell tha se punësimi i drejtë në Kosovë është problem dhe se kanë dëgjuar edhe përgjimet.


“Tani bota e ka kuptuar se Kosova mund të arrij shumë si puna e Majlindës. Askush pa ndikuar, Majlinda arriti suksese të mëdha. Kryeministri më pat fol për nepotizmin dhe aty mendova të bëjë më shumë për këtë andaj propozova këtë ide bashkëpunimi. Punësimi i drejtë në Kosovë është problem, ne kemi dëgjuar edhe përgjimet. Kjo nuk është risi, ka shumë probleme dhe shteti nuk funksionon ashtu… Nepotizmi është kancer dhe është në dëm të shoqërisë”, ka thënë O’Connell.

“Shpresoj që kjo marrëveshje të hap një kapitull të ri në procesin e punësimit”, ka përfunduar ambasadori O’Connell.

Në anën tjetër, kryeministri i vendit, Isa Mustafa tha se duhet të bëjnë më të mirën, duke vlerësuar anën profesionale për njerëzit, që siç thotë ai do të drejtojnë këto borde.

“Dëshiroj që në emër të Qeverisë ta falënderoj ambasadorin për këtë marrëveshje si dhe kryetarin e kuvendit me të cilin i kemi bashkërenditë këto punë. Ne vlerësojmë se duhet të bëjmë më të mirën, kështu duke vlerësuar anën profesionale për njerëzit që do të drejtojnë këto borde . Prandaj si qeveri bashkërisht do të bëjmë zgjidhje të mira si dhe të shikojmë edhe vërejtjet e raportit të progresit”, tha Mustafa.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se nepotizmi dhe punësimet janë një realitet që kanë ndodhur që 16 vjet.

“Janë një vit punë me kryeministrin dhe ambasadorin me të cilët kemi punuar për këtë çështje. Ne të gjithë i kemi ditë problemet ku i kemi dhe ku gjendemi . Nepotizmi dhe punësimet është një realitet që ka ndodhur që 16 vite. Inkurajoj të gjithë që të konkurrojnë në ndërmarrje publike dhe ata do të kenë sukses se do të zgjedhën më të mirët. Ambasadori na ka ndihmuar në këtë çështje. Shumë shpejt do ta shikojmë edhe sektorin e prokurimit publik”, tha Veseli. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Dëshmitari thotë se njëri i akuzuar ia postoi foton në 'Instagramin' e grupit terrorist 'Brigada e Veriut'

Drejtësi
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë, emërohet Zëvendës Ndihmës Sekretare amerikane e Shtetit për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Kalo në kategori