LAJMI I FUNDIT:

Nënshkruhen tetë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës

Nënshkruhen tetë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës

Tetë marrëveshje për bashkëfinancim kombëtar të projekteve në kuadër të Programit për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës (2014-2020), janë nënshkruar sot në Shkup.

Pjesëmarrës në nënshkrimin e marrëveshjeve ishin kryetari i Komunës së Kumanovës dhe Kriva Pallankës, Këshilli kombëtar për barazi gjinore në Maqedoni, Shoqata për zhvillim dhe bashkëpunim – Alka, Shoqata “Kreativiteti” nga Shkupi, Qendra për promovim të praktikave bujqësore dhe zhvillimit rural dhe Shoqata “Instituti Ballkanik pro Evropës” në Shkup.

Programi për bashkëpunim ndërkufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë me realizim ka filluar më 15 janar të vitit 2016 dhe ka fond prej 8.4 milionë eurove për projekte të përbashkëta mes Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe ndihmë teknike për zbatimin e programeve.


Shfrytëzues të këtyre mjeteve mund të jenë komunat, qendrat për zhvillim të rajoneve malore, ndërmarrjet publike, parqet nacionale, si dhe organizatat joqeveritare.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve fjalim pati ministri i Vetëqeverisjes Lokale në Maqedoni, Suhejl Fazliu dhe përfaqësuesi i Delegacionit të BE-së në Shkup, Frik Janmat.

Fazliu tha se Ministria e Vetëqeverisjes Lokale si koordinator kombëtar i Programit për bashkëpunim ndërkufitar, në kuadër të thirrjeve të deritanishme ka ndërmarrë gjitha aktivitetet për zbatim të suksesshëm të projekteve për bashkëpunim ndërkufitar.

Deri tani në Programin për bashkëpunim ndërkufitar mes Maqedonisë dhe Kosovës nga shpallja e parë publike për propozim-projekte janë nënshkruar tetë marrëveshje në vlerë prej 1.5 milionë eurove për shfrytëzuesit e të dy shteteve, që tanimë sipas Fazliut, kanë filluar me realizimin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Përbërja e re e kuvendit, grupet parlamentare dhe votat që morën kandidatët për deputetë

Lajme
Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Sejdiu: Glauk Konjufca është lideri i ardhshëm i Vetëvendosjes

Politikë
Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Përfundon numërimi i votave, KQZ mund të procedojë me certifikimin e rezultatit përfundimtar

Lajme
Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Zbulohet si Dritan Rexhepi hyri në Ekuador në vitin 2011 dhe aleanca me mafien italiane

Lajme
Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Peci: Ardhja e Sekretarit të NATO-s në Kosovë nuk është e rastësishme

Siguri
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Kalo në kategori