int(1) Nënkryetari i AAK-së në Vushtrri i bashkohet PDK-së - Telegrafi - Telegrafi Nënkryetari i AAK-së në Vushtrri i bashkohet PDK-së - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Nënkryetari i AAK-së në Vushtrri i bashkohet PDK-së

Nënkryetari i AAK-së në Vushtrri i bashkohet PDK-së

Nënkryetari i degës së AAK-së në Vushtrri, Rrahim Tahiri, ka dhënë dorëheqje nga të gjitha funksionet e partisë.

Tahiri në një shkrim të bërë në Facebook, ka thënë se ai do t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës.

“Nga sot, nuk jam anëtar dhe simpatizant i AAK-së. Por, me tërë fuqinë time do ta mbështes Partinë Demokratike të Kosovës PDK, partia e cila ka vlera dhe premton të ardhme të ndritshme për vendin, popullin e mbi të gjitha për fëmijët tanë”, ka shkruar Tahiri në Facebook, transmeton Telegrafi.


Shkrimi i plotë:

“Të nderuar qytetarë të Vushtrrisë!

Sot, me datë 03.09.2019, për shkaqe objektive dhe mospërputhjes së interesave të qytetarëve vushtrrias me atë të partisë së AAK-së, jap dorëheqje të parevokueshme nga detyra e nënkryetarit të AAK-së, dega në Vushtrri.

Nga sot, nuk jam anëtar dhe simpatizant i AAK-së. Por, me tërë fuqinë time do ta mbështes Partinë Demokratike të Kosovës PDK, partia e cila ka vlera dhe premton të ardhme të ndritshme për vendin, popullin e mbi të gjitha për fëmijët tanë!

Nga partia e AAK-së dega në Vushtrri tërhiqen 5 nëndegë Strofc, Bequk, Gllavotin, Bivolak dhe Zhilivodë, dhe jemi në pritje të largimit edhe disa nëndegë tjera”.

Ndryshe,  pak para zgjedhjeve personalitete të ndryshme kanë bërë lëvizje duke ndërruar partinë, disa prej tyre edhe janë tërhequr nga politika.

Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 6 tetor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Publikimi i audio-incizimeve të reja ndërmjet Kusarit dhe Radoiçiqit, Kurti: Tash do të intensifikohet lufta hibride

Lajme
Kusari-Lila reagon ndaj audio-incizimeve me Radoiçiqin: Montazhet janë përpjekje të kota, nuk ka luftë hibride që na përkul

Kusari-Lila reagon ndaj audio-incizimeve me Radoiçiqin: Montazhet janë përpjekje të kota, nuk ka luftë hibride që na përkul

Lajme
Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë

Pas helmimit të 60 ushtarëve, ndërpritet marrëveshja me kompaninë që furnizonte me ushqim Ushtrinë e Maqedonisë

Lajme
Reagime pas publikimeve të audio-incizimeve të Mimoza Kusarit - Lilës dhe Milan Radoiçiq

Reagime pas publikimeve të audio-incizimeve të Mimoza Kusarit - Lilës dhe Milan Radoiçiq

Lajme
​PSD me aksion në Merdar, pengohen nga Policia

​PSD me aksion në Merdar, pengohen nga Policia

Lajme
Arrestohet një person në Zveçan, i sekuestrohen armë dhe xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë

Arrestohet një person në Zveçan, i sekuestrohen armë dhe xhaketë ushtarake me emblemë të Serbisë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori