LAJMI I FUNDIT:

Nënat durrsake të strehuara në Prizren sjellin në jetë dy fëmijë

Nënat durrsake të strehuara në Prizren sjellin në jetë dy fëmijë

Në qytetin e Prizrenit kanë ardhur në jetë dy foshnje. Nënat e tyre kishin gjetur strehë në këtë qytet pas tërmetit që ndodhi në Durrës.

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë ka vizituar nënat e reja në spitalin rajonal të qytetit. Ndonëse në muajin e nëntë të shtatzënisë Manushaqe Hoda u detyrua ti kalojë dy net nën tenda.

Nëna e cila solli në jetë fëmijën, Manushaqe Hoda, ka treguar se ishte e vështirë të qëndronin jashtë për shkak se ishte ftohtë, kjo ishte edhe arsyeja që ata vendosën të strehoheshin në Kosovë.


Kurrë nuk e kishte menduar më herët që fëmijën e saj të shtatë do ta lindte në Kosovë, konkretisht në Prizren, thotë ajo.

Atë e ka vizituar sot ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Qemal Minxhozi. Por nuk është vetëm Manushaqja nga Durrësi që ka sjellë fëmijë në jetë në Prizren, në po të njëjtën ditë një nënë tjetër Morena Selimi  po durrsake ka sjellë në jetë një foshnjë të gjinisë mashkull.

Ambasadori Minxhozi viziton shtetasen shqiptare që lindi në Pejë
Lexo po ashtu Ambasadori Minxhozi viziton shtetasen shqiptare që lindi në Pejë

Të dy foshnjat dhe nënat gëzojnë shëndet të plotë. Qyteti i Prizrenit ka numrin më të madh të personave të ardhur nga qytetet e Shqipërisë të cilët janë të prekur nga tërmeti./abcnews/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

​Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Kalo në kategori