Në metropolin indian, në Kalkutë, Nënë Tereza ka kohë që është shenjtore. Të dielën, më 4 shtator, ajo do të shpallet shenjtore nga Papa Françesku. Kanonizimin, India e shfrytëzon për të kujtuar veprat e saj.
Kur sa kishte nisur të punonte si gazetar, Jamil Saagar e solli motoçikletën e tij një të diel në një ofiçinë riparimesh. Që atëherë ai kishte raportuar shumë për Nënë Terezën dhe gjithmonë kishte dashur që ta njihte personalisht.
Kjo ndodhi në vitin 1995. Krejt papritur u plotësua dëshira e tij. Papritur Nënë Tereza u ndodh pranë ofiçinës, e rrethuar nga një grup i madh grash me veshje të bardha e blu.
“Në këtë çast unë doja vetëm bekimin e saj”, i kujtohet gazetarit.
Ai hodhi tej cigaren që po pinte, eci me drojë drejt saj dhe preku tokën para këmbëve të saj.
“Kur dora e saj preku ballin tim, unë isha shumë nervoz. Deri sot e mbaj mend buzëqeshjen e saj të përzemërt”, thotë Saagari në bisedë me DW.
Për këtë rrezatim të veçantë të Nënë Terezës flasin shumë njerëz në Kalkutë, të cilët patën mundësi ta njohin personalisht motrën e urdhrit. Disa e quajnë atë “ndërgjegjen e Kalkutës”.
Këtu Nënë Tereza u kujdes për dekada të tëra për më të varfrit, i furnizoi ata me ushqime dhe u kujdes për njerëzit e sëmurë rëndë. Këtë ajo e pa si misionin e saj dhe në vitin 1950 themeloi urdhrin “Misionarët e bamirësisë”. Vetëm në Kalkutë, murgeshat sot kujdesen për 19 institucione për gra, fëmijë jetimë dhe njerëz në nevojë.
Që në moshën 19-vjeçare, në vitin 1929 udhëtoi murgesha shqiptare Anjezë Gonxha Bojaxhiu për në Indi dhe për vite të tëra dha mësim në Kalkutë, përpara se t’i kushtohej misionit të saj. Në vitin 1979 ajo fitoi për angazhimin e saj në baltërat e Indisë, Çmimin Nobel të Paqes. Në këtë moment, India ishte kthyer në atdheun e saj!
“Kur Nënë Tereza mori Çmimin Nobel, në Indi kishte kohë që atë nuk e shikonin më si të huaj”, kujton gazetari Sagaar.
“Veçanërisht për kishën katolike në Indi, Nënë Tereza luan edhe sot një rol shumë të rëndësishëm”, thotë baba Savarimuthu Sankar nga dioqeza katolike në Nju-Delhi. “Kur flet për kishën katolike në Indi, duhet të përmendësh Nënë Terezën. Të dyja i përkasin njëra-tjetrës”!
Ajo tregoi se kisha është më tepër se një institucion fetar, që mund t’u ndihmojë njerëzve në nevojë.
Megjithë famën e saj si shpirti i mirë i Kalkutës, që kur ishte gjallë ajo kishte herë pas here kritika. Sipas kritikëve, ajo donte t’i konvertonte njerëzit në nevojë dhe pranonte para nga të gjitha burimet për urdhrin e saj. Edhe pak javë më parë, një politikan indian tha se Nënë Tereza kishte qenë pjesë e një komploti, për ta përhapur edhe më tej krishterimin në Indi.
Që Nënë Tereza ka qenë një mbrojtëse e hekurt e kishës romane-katolike, këtë gazetarja Ajitha Menon e pati dëgjuar disa herë. Ajo vetë u përket hinduve dhe bashkëshorti i saj është mysliman.
Ajo ka zhvilluar herë pas here intervista me murgeshën e famshme dhe pati mundësi ta vëzhgonte për vite të tëra punën e saj.
“Ajo kurrë nuk u përpoq të më konvertonte”, i tregon Menon Deutsche Welle. “Nënë Tereza ishte shumë e ndershme. Ajo ishte e gatshme që të pranonte çdo lloj mbështetjeje financiare, për t’i ndihmuar të varfrit. Por ajo thoshte edhe se ishte detyrë e të tjerëve që të verifikojnë se nga vijnë paratë”!
Në Kalkutë do të festohet me javë të tëra shenjtërimi i Nënë Terezës. Për nder të Nënë Terezës do të shfaqet edhe një festival filmi dhe një panair i madh i të korrave. Urdhri i saj do të mbajë edhe disa mesha.
“Atë do ta quajnë këtu edhe më tej Nënë”, thotë gazetari Jamil Saagar, “sepse nderi më i madh që mund t’i bësh një gruaje në Indi është ta quash nënë”!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëMaqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar