LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 11° partlycloudy_night

Nëna pretendon që fëmija iu keqtrajtua në një shkollë të Mitrovicës, e mohon drejtori

Nëna pretendon që fëmija iu keqtrajtua në një shkollë të Mitrovicës, e mohon drejtori

Një nënë nga Mitrovica e Jugut është ankuar  se djali i saj keqtrajtohet vazhdimisht në shkollën fillore “Abdullah Shabani” nga nxënës të tjerë. Por këtë e mohojnë drejtues të kësaj shkolle. Ndërsa, Policia e Kosovës ka nisur ta trajtojë këtë rast.

E shtuna është ditë pushimi, por në shkollën fillore “Abdullah Shabani” në Mitrovicën Jugore shumica e mësimdhënësve dolën në vendin e punës.

Kjo pasi që një nënë pretendon përmes një postimi në Facebook se djali i saj 11-vjeçar maltretohet nga nxënës të tjerë të shkollës.


“Djali im prej kohësh rrahet, shantazhohet, ofendohet, kërcënohet me armë të ftofta nga disa nxënës të tjerë të kësaj shkolle, kësaj moshe dhe kësaj komune. Djali nuk ka shkuar sot në shkollë (e që nuk është e para herë që mungon shkaku i frikës) nga të vjellurat, temperatura dhe traumat e shkaktuara nga këta bashkëmoshatar të tij”, ka shkruar  Valbona Krasniqi, nëna e 11-vjeçarit.

Televizioni Dukagjini ka provuar të marrë detaje shtesë nga Krasniqi, por ajo ka qenë e paqasshme të shtunën.

Ndërkohë në postimin e saj në Facebook, ajo pretendon se shqetësimin e saj e ka ngritur te prindërit e këtyre nxënësve, kujdestarja e klasës dhe drejtori i shkollës, por sipas saj, nuk janë ndërmarrë masa.

Mirëpo, këto pretendime i mohon drejtori i shkollës “Abdullah Shabani”, Nazmi Beka, i cili i quan ato të pavërteta.

“Çdo herë kur gënjeshtra tenton të bërtet më shumë se e vërteta atëherë ne jemi të gatshëm t’i dalim përballë asaj, i demantojmë në plotni të gjitha pretendimet që zonja në fjalë i ka shpërnda për publikun”, ka thënë Beka.

Ai thotë se nuk i di arsyet e pretendimeve të nënës së 11-vjeçarit, por që nuk mohon që fëmijës së saj i është ndërruar klasa, për çka edhe refuzon të jap detaje nën arsyetimin se ruan dinjitetin e fëmijës.

Ndërkaq edhe Këshilli i Mësimdhënësve i kësaj shkolle lëshoi një deklaratë me shkrim, përmes së cilës u mohuan pretendimet e prindit.

E, Policia e Kosovës ka thënë se kanë filluar ta trajtojnë si rast.

“Policia në Mitrovicë, nga ana e ankueses, ka pranuar një informacion lidhur me shqetësimin e saj për fëmijën e saj në raport me shkollën ku vijon mësimin. Bazuar në kompetencat dhe autorizimet policore, në koordinim edhe me institucionet relevante për trajtimin e të miturve, policia ka filluar të trajtojë këtë rast”, thotë Policia e Kosovës.

E nga drejtoria e Arsimit në këtë komunë thanë që do lëshojnë një komunikatë për media gjatë ditës. /Dukagjini/

Në trend

Më shumë
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Dodik kërcënon me policinë e Republikës Serbe: Do të ketë konflikt nëse përpiqen të më arrestojnë

Bosnja
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Kalo në kategori