Nëna ime, cigaret e saj, dhe miqtë e mi nga Kosova
Isha në avion duke fluturuar nga Kosova për në qytetin tim të lindjes, Omaha, në Nebraskë të SHBA-ve. Seç po shkoja drejt perëndimit, nëna ime ishte shtrirë në spital. Në bisedë telefonike tezja më tha se nëna ishe shumë keq me shëndet. Në orët që nga marrja e mesazhit të fundit – nuk e dija nëse ajo po shërohej, apo …. këtë nuk do t’a dija edhe për disa orë. Isha kthyer në Kosovë nga Omaha vetëm 30 ditë më parë. Pas shtrirjes së saj të fundit në spital, unë isha me të gati për tri javë. E prisja këtë. Por jo edhe kaq shpejt.
Kur arrita atje ajo ndihej pak më mire, dhe jetoi edhe për tri javë.
Nga të gjitha standardet, nëna ime ka pasur një jetë të gjatë, dhe kryesisht jetë të mirë: fëmijët e saj jetuan më gjatë se ajo, kishte mirëqenie materiale dhe sociale, shëndet të mirë deri në pesë vitet e fundit të saj, dhe një burrë që ajo e donte dhe i cili e donte atë, partnerët për rreth 56 vite. Babai im vdiq dy vjet para nënës sime.
Nëna ishte një grua kokëforte, por edhe plot gazmend. Me të vërtetë kokëforte. Ishte kryesisht bujare. Edhe pse kujtesa e saj afatshkurte po dëmtohej prej viti në vit, ajo ende mund të mbushte fjalëkryq deri në javët e fundit të jetës.
Kur e kam lënë atë 30 ditë më parë, isha i shkurajuar, por edhe i zemëruar, edhepse e fshihja atë. Asaj ju deshtën vetëm dy ditë pasi doli nga spitali për të gjetur një mënyrë për të marrë një tym cigareje, pastaj një tymosje të plotë, më pas një cigare të plotë, duke vazhduar me një pako, dhe pastaj me fshehjen e shumë pakove gjithë andej. Kur ishte ende në spital – ajo e "kishte lënë duhanin". Kështu ishte gjithmonë. Pas disa ditëve, ajo besonte se mund të ketë një tym këndej ose andej, dhe nuk do të shkaktonte ndonjë problem. Të varurit veprojnë gjithmonë në këtë mënyrë. Të varurit nga duhani kanë të njëjtat procese mendore si të varurit nga heroina, apo ndonjë varshmëri tjetër. Si djalë i sjellshëm, unë u përpoqa për të mbajtur duhanin larg nga duart e saj, dhe u përpoqa ta bind atë për të ndërprerë me duhan. Mirëpo, natyrisht që ishte tepër vonë. Siç ndoshta do të ishte vonë edhe po të ndodhte dhjetëra vite më parë . Të gjitha kushtet që po mbytnin atë ishin të lidhura me duhanin: emfizema, dështimi i zemrës, përkeqësimi i kujtesës dhe mendjes.
Ajo shkoi në spital tetë herë në dy vitet e fundit të jetës së saj. Ajo zgjohej në mes të natës në gjendje ngulçuese për frymëmarrje, duke tentuar të kthej frymëmarrjen, me fjalë tjera gjendje mbytëse e paniku. Mushkëritë e saja të varfëra – me kapacitet të zvogëluar për të marrë oksigjen nga ajri për gjakun e saj – po përflakeshin nga tymi i duhanit, irritimet, dhe zvogëlimet e më tejme në kapacitet, si dhe aftësia për të marrë ajër ishe shumë e reduktuar sa që mund t’i ngjante një vrasësi që mbanë një jastëk në fytyrën e saj.
Këto episode vrasëse ishin të tmerrshme për të. Por jo aq të tmerrshme për t’ia thyer varshmërinë nga duhani. Pra, ne e dinim se intervalet midis shtrirjes në spital po shkurtoheshin sa që shtirja e fundit do të dukej kështu. Ndoshta nuk e dinim se hera e fundit do të vinte kaq shpejt.
Nëna ime kishte gjene të mira. Ndoshta ajo mund të ketë jetuar edhe për 5-10-15 vite tjera. Por këtu nuk qëndron çështja. Ndoshta – ose më mirë të them besoj se, – pa këtë varësi vitet e saj të fundit mund të kenë qenë më të rehatshme, më energjike, më pak të frikshme, dhe më të pavarura. Kjo është ajo që ne dëshirojmë për ata që i duam. Kjo është edhe dhuratë që ne dëshirojmë të ju dhurojmë atyre që na duan përderisa rritemi dhe moshohemi. Ne nuk mund të dimë se sa kohë do të jetojmë. Po ashtu nuk mund të dimë nëse do të jemi pak a shumë të shëndetshëm dhe të pavarur në të ardhmen. Më e mira që ne mund të bëjmë është të ndikojmë tek te tjerët nga mënyra se si jetojmë. Tymosja e duhanit është një nga mënyrat që ne ndikojmë në ato rezultate. Vitet e fundit nëna ime i kaloi në spital, e lidhur në një makinë të frymëmarrjes, duke luftuar tmerrshëm për frymëmarrje në mes të natës, me rritje të dhimbjes në mushkëri dhe zemër, dhe harresa. Kjo më bën të pikëlluar dhe zemëruar.
Gjatë jetës së saj, nëna ime ka tymosur cigare me vlerë të paktën 50.000 dollar. Kjo i dha kënaqësi asaj. I ka dhënë edhe dhembje që rritej vazhdimisht, frikë, dhe varshmëri.
Kur u ktheva në Kosovë disa muaj pasi nëna ndërroi jetë, dukej se ligji për ndalimin e tymosjes së duhanit do të zbatohej në restorante dhe vende të tjera publike. Restorantet kishin vendosur shenjat, disa po e zbatonin pozitivisht këtë ligj. Më në fund po bëhej përparim në një çështje jashtëzakonisht të rëndësishme për shëndetin publik, dhe mendova gjithashtu diçka shumë të rëndësishme për veten personalisht. Unë kam pas vështirësi në Kosovë, ngase nuk më pëlqen të jem afër tymit të duhanit. Duke qenë me nënën time gjatë qëndrimit të së saj të fundit në spital dhe vështirësive që përjetonte, ndalimi i tymosjes së duhanit ishte edhe më i rëndësishme për mua. Kjo ishte edhe diçka më shumë. Kam parë sërisht shumë miq që konsumojnë një pako në ditë ose më shumë, duke tymosur duhan në shtëpi, në zyrat e tyre, madje edhe rreth fëmijëve të tyre. Doja aq shumë që t’i shihja ata të çliruar nga djalli i vartësisë së nikotinës, që të mos përballen me efektet afatgjata të tymosjes së duhanit. Natyrisht, "zbatimi i ndalimit të duhanit " ishte një vegim, një premtim i çastit që doli të mos jetë realitet. Restorantet që po zbatonin atë për një javë zbuluan se askush nuk do të kontrollonte zbatimin e ligjit, kështu që ata u ndalën. Asgjë nuk ndryshoi.
Ekziston një fatalizëm rreth tymosjes. Fatalizmi është fjala e duhur. Do të thotë pranimi i gjërave ashtu siç janë, dhe se ato nuk mund të ndryshojnë. Rrënja e fjalës fatalizëm, fatal – ka kuptimin vrasës. Në kuptimin e tymosjes së duhanit kjo ka këtë kuptim: do të lë për ca kohë, do ta ndërpres kur të jam gati, jam i ri dhe kjo nuk më prek mua. Ne jetojmë me KEK-un, Trepçën dhe Ferronikelin – kështu që pse të mos tymosim duhan? Ne të gjithë do të vdesim. Kjo në të vërtetë nuk është aq e keqe. Dhe kështu me radhë. Në Amerikë, shumica e miqve të mi dhe familja ime tani më nuk tymosin duhan. Prandaj është e vështirë të shoh kaq shumë njerëz në Kosovë që janë aq të dashur për mua që vazhdojnë tymosjen e duhanit. Disa nga miqtë e mi në Kosovë kanë ndërprerë tymosjen e duhanit, dhe nuk kanë vazhduar më atë. Kjo është me të vërtetë një gëzim i vërtet i ndjerë thellë në zemër.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Kujt po ia dërgon këtë mesazh përjashta", Egli e tensionuar pasi Gjesti shkroi tekstin e këngës së re
Diaspora nis votimin nëpër ambasada
"Ky është mesazh, buzëkuqi dhe varësja janë elemente specifike" – Egli - Gjestit: Ma thuaj për kë
Në momentin e fundit, Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për punëtorët e USAID-it
Gjendet vajza e mitur e cila ishte raportuar si e zhdukur në Prishtinë, dyshohet se u dhunua seksualisht
Çifti i moshuar me veturë mundohen të thyejnë bllokadën e studentëve në Novi Sad
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
"Le ta bëjmë një marrëveshje", Zelensky i ofron Trumpit minerale të rralla në këmbim të ndihmës financiare
Netanyahu mohon shtetin palestinez: Le ta krijojnë shtetin e tyre në Arabinë Saudite
Votimi në diasporë: A ka rrezik për manipulim në transportin e zarfeve zgjedhore?
Trump: Izraeli do t'ia dorëzojë Gazën SHBA-së pas luftimeve
Legjenda e Milanit u shkarkua nga posti i trajnerit pasi nuk e futi në lojë djalin e presidentit
Tom Jones qëndroi me dashurinë e fëmijërisë deri në vdekjen e saj, por martesa e tyre 59 vjeçare u shoqërua me shumë tradhti