LAJMI I FUNDIT:

Nën kërcënimin e armës, shtetasit të Turqisë i vidhen një mijë euro në Pejë

Nën kërcënimin e armës, shtetasit të Turqisë i vidhen një mijë euro në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Pejë një shtetasi të Turqisë i janë vjedhur një mijë euro dhe një telefon.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur në rrugën Anton Qeta, rreth orës 22:20, transmeton Telegrafi.

“Viktima mashkull shtetas i Turqisë ka informuar se nga dy persona të pa njohur, nën kërcenin e armës i janë grabitur 1000 euro dhe një telefon mobil”, thuhet në njoftim.


Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/