LAJMI I FUNDIT:

Në zgjedhje me të njëjtin kod zgjedhor

Në zgjedhje me të njëjtin kod zgjedhor

Kodi Zgjedhor mbetet në fuqi nëse partitë politike nuk do të arrijnë të miratojnë ndryshime të reja përmirësuese. Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Arben Ristani ka thënë se bllokimi politik i tanishëm nuk ndikon në mbarëvajtjen ligjore të procesit të ardhshëm zgjedhor.

“Do të ishte mirë që të kryheshin ndryshimet e rekomanduara nga OSBE/ODIHR-i. Megjithatë Kodi aktual, i miratuar me konsensus të gjerë politik, i jepet zgjidhje situatave që mund të dalin gjatë procesit zgjedhor”, ka thënë Ristani, i cituar të dielën nga e përditshmja Shqip.

Ristani ka thënë se bojkoti i mbledhjeve, përveçse krijon probleme, i ka vënë anëtarët në kushte të përballjes me ligjin për çështjen e mandatit të tyre. Për momentin, edhe ky problem duket i tejkalueshëm apo i menaxhueshëm nga shumica, teksa një sërë vendimesh deri më tani kanë kaluar, pavarësisht mungesës së tre anëtarëve të majtë.

KQZ-ja do të vazhdojë përgatitjet për zgjedhjet. Sipas Ristanit, shumë shpejt do të nisë puna për “trajnimin e komisionerëve të niveleve të dyta e të treta”. /Telegrafi/