LAJMI I FUNDIT:

Në vend të insekteve djeg banesën

Në vend të insekteve djeg banesën

Një burrë nga New Jersey, i cili po tentonte të shfarosë insektet në banesën e tij, e ka shfarorusur edhe banesën me gjithë insekte, shkruan gazeta New York Daily News.

Isias Vidal Maceda ka shpëtuar pa ndonjë lëndim nga incidenti, por 80 për qind e banesës së tiij është shkatërruar, ka thënë policia e New Jerseyt për gazetën.

Aksidenti ka ndodhur kur Maceda po spërkaste insektet në kuzhinën e tij. Disi spërkatësi i insekteve ndezi një zjarr që shpërtheu në dritaren e përparme të banesës dhe nxiti një zjarr që u shpërnda shumë shpejt, ka thënë gazeta.

Policia ka thënë se si pasojë e incidentit ka pësuar edhe banesa mbi të.