LAJMI I FUNDIT:

Në vend të hajnave, sa nuk mbyt punëtorin e tij

Në vend të hajnave, sa nuk mbyt punëtorin e tij

Një fermer hungarez gati ka mbytur njërin prej punëtorëve të tij pasi që ka vendosur tela me rrymë në derën kryesore të vathës së fermës për të ndaluar hajnat të cilët po i vidhnin ushqimin e kafshëve gjatë natës.

Laszlo Miklos, 57-vjeçar, nga qarku Bekes, ka thënë se ai ishte duke u lodhur nga hajnat të cilët po i futeshin në vathë dhe po i vidhnin ushqimin të cilin ai e kishte bërë gati për dhentë dhe lopët e tij.

"Nuk e kam as idenë kush do të donte të vidhte ushqimin e kafshëve nga unë, por po humbja para dhe hajnitë më bëjnë të çmendem”, ka thënë ai.

"Unë kam një gardh elektrik rreth e rrotull fermës time për të ndaluar kafshët që të dalin jashtë dhe kjo më dha një ide që mundem të shfrytëzojë po atë rrymë për të ndaluar hajnat, mirëpo harrova t’i tregoj punëtorëve për këtë", ka shtuar Miklos.


Doktorët të cilët kanë trajtuar punëtorin e lënduar 51-vjeçar në një spital lokal kanë thënë se ai ka pësuar sulm në zemër dhe se ai aktualisht është në repartin për kujdes intensiv me djegie të rënda në dorë dhe shpatull.

Një zëdhënës i spitalit ka thënë: "Vetëm efektet izoluese të çizmeve të tij të trasha e kanë shpëtuar nga vdekja e sigurt. Ai është me fat që është gjallë".

Miklos tani është duke u përballë me akuza për lëndime të rënda trupore mbi incidentin.