LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë do të shënohet epopeja e UÇK-së

Në Tetovë do të shënohet epopeja e UÇK-së

5, 6 dhe 7 marsi janë datat që shënojnë epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Këto ditë shënojnë sulmin e tretë mbi familjen Jashari në Prekaz të Drenicës më 1998, të cilat shënojnë edhe rënien e komandantit legjendar, Adem Jashari me pjesëtarët e familjes së tij.

Me këtë rast, në Pallatin e Kulturës në Tetovës, për herë të parë nën patronazhin e një institucioni do të shënohet epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, respektivisht organizatore do të jetë komuna e Tetovës. Pritet pjesëmarrja e Lulzim Jasharit, djalit të komandantit legjendar Adem Jasharit dhe kryetarit të kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca. ”Komuna e Tetovës, në nderim të luftës së Kosovës dhe sakrificës heroike të familjes Jashari për herë të parë organizon Akademinë përkujtimore “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”. Në këtë ngjarje të jashtëzakonshme kombëtare që organizohet në qytetin tonë, të pranishëm do të jenë Lulzim Jashari, djali i komandantit legjendar Adem Jashari, Kryeparlamentari i Kosovës Glauk Konjufca, historiani Hakif Bajrami, si dhe studiuesi Elvis Hoxha. Akademia mbahet ditën e hënë me fillim në ora 19:00. Ky organizim është për herë të parë organizohet në vijë institucionale”, tha zëdhënësi i komunës së Tetovës Albi Qamili.

Ndryshe, në orën 5.30 minuta të datës 5 mars, artileria serbe, nga Fabrika e Municionit, fillon gjuajtjet në drejtim të Kullës së Shaban Jasharit dhe të të gjithë Jasharëve. Gjatë luftimeve më 5.6 dhe 7 mars kanë rënë dëshmorë 59 pjesëtarë të familjes së ngushtë të Adem Jasharit dhe familjes së gjerë Jashari të Prekazit të Ulët të Drenicës si dhe tre miq e nipa që kishin ndodhur në këtë familje më 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.


Në trend Lajme

Më shumë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Siguri
Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Lajme
Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Lajme
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori