LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë në muajin korrik dhe gusht janë zvogëluar aksidentet në komunikacion

Në Tetovë në muajin korrik dhe gusht janë zvogëluar aksidentet në komunikacion
Foto: Ilustrim

Gjithsej 173 aksidente në komunikacion kanë ndodhur në rajonin e Tetovës për gjatë muajve korrik dhe gusht të këtij viti. Numri është zvogëluar për 26 aksidente më pak në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, njofton zëdhënësi i SPB-së Tetovë, Marjan Josifovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij, në komunikacion gjatë muajit korrik të këtij viti ka një aksident ku ka humbur jetën një person, pesë me lëndime të rënda trupore, 40 deri 83 me lëndime të lehta, ndërsa në 50 aksidentet ka pasur vetëm dëme materiale me vlerë mbi tre milionë e 100 mijë denarë.

Numri më i madh nga gjithsej 97 aksidente gjatë muajit korrik gjegjësisht 47 kanë ndodhur në rrugët e qytetit dhe atë veçanërisht në qendrat “Ilinden”, “Video Smillevski-Bato” dhe “Marshall Tito”.


Nga SPB Tetovë edhe njëherë përsërisin thirrjen që vozitësit të mos e tejkalojnë shpejtësinë e duhur dhe mos të tejkalojnë në vende jo të sigurta.

“Vozitësit veçanërisht në qytet duhet të jenë maksimalisht të kujdesshëm kur bëhet fjalë për pjesëmarrësit tjerë në komunikacion, ndërsa përparësi kanë këmbësorët dhe biçikletat në vendet ku ka trotuare dhe rrugë për biçikleta”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

“Bon Vivant 2”, Andi Pajaziti lirohet nga akuza për vrasje, dënohet me dy vjet burgim për armëmbajtje pa leje

Lajme
Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Vrasja e Liridona Ademaj, sillen në gjykatë Naim Murseli dhe të tjerët

Lajme
Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Tensione gjatë seancës ndaj Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë, vërejtje për avokatin e Kokallës

Lajme
Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Qeveria merr vendim, pronat e Agjencisë së Pyjeve të Kosovës i jepen në shfrytëzim Ministrisë së Mbrojtjes

Lajme
Kalo në kategori