LAJMI I FUNDIT:

Në Tetovë ndërron jetë një pacientë nga coronavirusi, ishte vaksinuar me dy doza vaksinash

Në Tetovë ndërron jetë një pacientë nga coronavirusi, ishte vaksinuar me dy doza vaksinash

Kryetari i qendrës për Kovid në Tetovë, Gëzim Nuredini, njoftoi sot se dje vdiq një pacient 62 vjeçar i cili ishte infektuar me coronavirus, megjithëse më parë kishte marrë dy doza të vaksinës Sinofarm, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai për AIM tha se me këtë rast nuk dëshirojnë të trembin njerëzit e tjerë me sëmundje bashkëshoqëruese dhe se kjo nuk duhet tu shërbejë si një justifikim që ata të mos vaksinohen.

“Kjo çështje është pak e vështirë për tu shpjeguar. Dihet që personi i vaksinuar mund të infektohet dhe të jetë pozitiv. Në këtë rast kemi pasur një pacient i cili kishte probleme kronike të veshkave, hipertension dhe ishte gjithashtu pozitiv në test dhe e gjithë kjo e bëri atë që të jetë një pacient i vështirë.


Sidoqoftë, kjo nuk duhet të merret si rregull që gjithmonë do të ndodhë dhe nuk duhet të jetë një moment demotivues për pacientët e tjerë që kanë dy ose tre sëmundje kronike”, tha Nuredini.

Pacienti thuhet se kishte sëmundje kronike të veshkave, kardiomiopati dhe hipertension./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

Limaj flet për mundësinë e koalicionit me LVV-në: Me AAK-në jemi parti të ndara

Politikë
Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Çfarë do të ndodhë nëse SHBA largon trupat, flet ish-komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë

Lajme
“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Siguri
Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Gruaja shqiptare e burri serb kanosen nga disa serbë të Banjskës, u kërkohet të largohen

Lajme
Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Lajme
Gjykimi për falsifikim të rezultateve të votimit, veçohet procedura për ish-deputetin Haxhi Shala

Gjykimi për falsifikim të rezultateve të votimit, veçohet procedura për ish-deputetin Haxhi Shala

Drejtësi
Kalo në kategori