Një reformë suedeze e kujdesit shëndetësor më shumë se një dekadë më parë duke lejuar pacientët të zgjedhin mjekun e tyre ka çuar papritur në diskriminim të përhapur kundër mjekëve me emra të huaj.
“Kur punoja në psikiatri, një pacient anuloi takimin e tij me mua tre herë sepse nuk donte të trajtohej nga një ‘mjek i huaj’”, tha praktikuesi 30-vjeçar Navid Ghan për AFP, përcjell Telegrafi.
“Në fund ai nuk kishte asnjë zgjidhje, unë isha mjeku i vetëm në dispozicion. Gjatë takimit, edhe pse e pa që flisja suedisht pa theks, më tha ‘ju të huajt, nuk kuptoni asgjë'”, citohet të ketë thënë Ghan.
Ghan, emri i të cilit është ndryshuar me kërkesën e tij për të mbrojtur identitetin e tij, nuk është as një “i huaj”: ai u rrit dhe fitoi diplomën e tij mjekësore në Suedi.
“Tani kolegët e mi dhe unë bëjmë shaka për këtë në dhomën e drekës. Infermierët vijnë dhe thonë: ata anuluan përsëri kur panë emrin tënd”.
Që nga viti 2010, si pjesë e një reforme më të gjerë në sistemin universal të kujdesit shëndetësor të Suedisë që hapi kujdesin parësor shëndetësor për akterët privatë, pacientëve u lejohet të zgjedhin mjekun dhe klinikën e tyre.
Ndryshe, para reformës, suedezëve iu caktua një klinikë bazuar në vendin ku jetonin.
Por ndërsa tensionet shtohen mbi rritjen e imigrimit në Suedinë tradicionalisht homogjene, reforma ka bërë të mundur që pacientët të refuzojnë të trajtohen nga suedezët jo-etnikë.
Suedia e ka parë popullsinë e saj emigrante të dyfishuar në dy dekadat e fundit, tregojnë statistikat, dhe mbështetja për demokratët suedezë të ekstremit të djathtë është rritur në 20 për qind për ta bërë atë partinë e tretë më të madhe. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKellogg: Aktualisht jemi vetëm në nivelin e tretë nga dhjetë e sanksioneve ndaj Rusisë
Holanda reagoi pasi Trumpi sanksionoi Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Forcat ukrainase përparojnë në rajonin e Kurskut
Zbulohet “plani i rrjedhur i paqes i Donald Trump për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë” - këto janë disa nga detajet
Ndalja e fondeve të USAID-it trondit Ukrainën
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër