LAJMI I FUNDIT:

Në spital për shkak të seksit me ulëse të parkut

Në spital për shkak të seksit me ulëse të parkut

Policia dhe ekipi i ndihmës së parë në Hong Kong dje kanë pasur një intervenim të pazakontë në parkun Lan Tian në qendër të Hong Kongut, pasi që 41-vjeçari Le Xiang ka tentuar të kënaqet seksualisht me njërën nga ulëset e parkut.

Xiang, në raportin e policisë i përshkruar si "i vetmuar dhe i shqetësuar", ka ngujuar penisin e tij në njërën nga vrimat e ulëses së drurit së parkut, derisa në mbrojtje të tij ka thënë se ka menduar që do të jetë kënaqësi “ta bëj atë” me ulësen.

Përpjekjet policore për të liruar Xiangun nga ‘përqafimi’ i ulëses kanë përfunduar ashtu që atë së bashku me Xiangun është dashur t’i transferojnë në spitalin e qytetit.

Operacioni ka zgjatur me orë të tëra, derisa doktorët disa herë kanë pasur frikë se këtij njeriu të çuditshëm do të duhet t’i amputojnë penisin, por pas çmontimit të ulëses njeriu është liruar së bashku me organin e tij mashkullor.