LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri, tetë të vdekur dhe 538 raste të reja me coronavirus

Në Shqipëri, tetë të vdekur dhe 538 raste të reja me coronavirus

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale në Shqipëri ka përditësuar buletinin ditor mbi pandeminë e Covid-19.

Kështu, gjatë 24 orëve të fundit raportohet se janë evidentuar 538 raste të reja, ndërsa tetë qytetarë, pavarësisht ndihmës mjekësore e kanë humbur betejën me coronavirus.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 12698
Fier 1725
Durrës 1368
Shkodër 1278
Vlorë 1138
Korçë 1093
Elbasan 982
Berat 944
Lezhë 944
Gjirokastër 564
Kukës 489
Dibër 414.


Ministria bën të ditur se numri i të shtruarve në spitale vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në katër spitalet COVID, po trajtohen 376 pacientë, 30 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Pavarësisht rasteve të reja, të cilat kanë ardhur në ulje, tregues pozitiv mbetet edhe shtimi i të shëruarve. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 405 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 27.831, që nga fillimi i epidemisë.

Prej fillimit të pandemisë dhe deri sot kanë humbur jetën nga coronavirus 1074 qytetarë. Autoritet shëndetësore ftojnë qytetarët të tregojnë kujdes, të shmangin vendet ku vihen re grumbullime masive dhe të respektojnë masat kufizuese, të aplikuara në kuadër të pengimit të përhapjes së mëtejshme të infeksionit në popullatë.

Në trend Lajme

Më shumë
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme

"I dëgjuam telefonat duke ju dridh nën plloçë" - banori i fshatit Jabllanicë rrëfen momentin e kërkimit të fëmijëve nën rrënoja

Lajme
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Dy të maskuar me motor qëlluan mbi kamerat e shtëpisë, 3 vëllezërit i zunë në pritë - zbardhet ngjarja e djeshme në Malësinë e Madhe

Lajme
Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Krasniqi, Abdixhiku e Haradinaj shprehin dhimbje pas tragjedisë në Jabllanicë, kërkojnë hetim të plotë

Lajme
Kalo në kategori