LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri, dhjetëfishohet dënimi për ata që përdorin telefonin gjatë vozitjes

Në Shqipëri, dhjetëfishohet dënimi për ata që përdorin telefonin gjatë vozitjes

Ministria e Brendshme në Shqipëri ka propozuar dhjetëfishimin e gjobës minimale për të gjithë ata që përdorin telefonin mobil në makinë.

Deri tani gjoba minimale për përdorimin e celularit në timon ishte 500 lekë (4 euro), Ministria e Brendshme propozon që të bëhet 5 mijë lekë (40 euro) dhe maksimumi të shkojë deri në 15 mijë lekë (12 euro).

Nëse e njëjta shkelje përsëritet 3 herë brenda vitit, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit 3 muaj dhe i hiqen 10 pikë.


ËSHTË

Është e ndaluar që drejtuesi i mjetit të përdorë gjatë lëvizjes aparatura radiotelefonike ose kufje zanore, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve të Forcave të Armatosura dhe të policisë, si dhe të drejtuesve të caktuar për transportin e njerëzve për llogari të të tretëve. Lejohet përdorimi i aparaturave zanore që nuk kërkojnë përdorimin e duarve për funksionimin e tyre.

Cilido, që shkel dispozitat e këtij neni, ndëshkohet me masë administrative, me gjobë nga pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë.

PROPOZOHET

Pika 2 ndryshohet me këtë përmbajtje:

“2. Është e ndaluar që drejtuesi i mjetit të përdorë gjatë lëvizjes mjete teknologjike të komunikimit dhe ndërveprimit, si aparatura radiotelefonike apo celulare, kufje zanore, me përjashtim të drejtuesve të mjeteve të Forcave të Armatosura dhe të policisë. Përdorimi i pajisjeve pa kufje ose kufje lejohet për sa kohë që drejtuesi i mjetit ka aftësi të përshtatshme dëgjimi në të dy veshët, të cilat nuk kërkojnë përdorimin e duarve për funksionimin e tyre”.

Në pikë 3, fjalët “nga pesëqind deri në një mijë e pesëqind lekë” zëvendësohen me fjalët “nga pesëmijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë”.

Pas pikës 3, shtohet pika 4 me përmbajtjen si më poshtë:

“4. Në raste të përsëritjes së shkeljes së mësipërme 3 herë brenda të njëjtit vit, drejtuesit të mjetit i pezullohet leja e drejtimit 3 muaj dhe i hiqen 10 pikë”.

Në trend Lajme

Më shumë
Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Specialja dënon Haxhi Shalën me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Drejtësi
Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Gjykata Speciale: Haxhi Shala dënohet me tre vjet burgim, Januzin dhe Bahtijarin me nga dy vjet

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Kosova dhe Mali i Zi krijojnë reciprocitet për njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve gjyqësore

Lajme
Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Urdhri i Trumpit për ndalimin e përkohshëm të ndihmës së huaj, GAP: Në Kosovë ndikohen rreth 17 projekte aktive

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Kujdesi ndaj vetes, në çka assesi nuk duhet të ‘lëshojmë pe’ - flet psikologia Qenaj

Lajme
Kalo në kategori