LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup për tre ditë 23 aksidente, 14 persona të lënduar

Në Shkup për tre ditë 23 aksidente, 14 persona të lënduar

Tre ditët e fundit në rajonin e qytetit të Shkupit kanë ndodhur 23 aksidente, në të cilat lëndime trupore kanë marrë 14 persona.

Sipas informatave të sotme nga SPB Shkup 110 shoferë kanë qarkulluar me shpejtësi më të madhe nga e lejuara. Nga komunikacioni janë përjashtuar 80 shoferë dhe atë 29 të cilët kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit, 44 para se ta marrin patentë shoferin, ndërsa shtatë shoferë fillestarë. Policia ka përjashtuar nga komunikacioni edhe 51 automjete, prej të cilëve 39 ishin të paregjistruara, ndërsa 12 teknikisht të parregulluara.

Karrotreci ka mënjanuar 80 automjete të cilat ishin parkuar në mënyrë të paligjshme.


Për mos shfrytëzimin e helmetës mbrojtëse, policia ka dënuar 30 shoferë të biçikletës me motor, mopedit dhe motoçikletës./Telegrafi/