LAJMI I FUNDIT:

Në shitje Porsche-ja e Janis Joplin (Foto)

Në shitje Porsche-ja e Janis Joplin (Foto)

Porsche 356c 1600 Cabriolet nga viti 1968 e Janis Joplinit, në muajin dhjetor do të dalë në ankand në New York, ndërsa pritet ta arrijë shumën e shitjes deri në 400.000 dollarë.

Rokerja e ndjerë e bleu këtë veturë me ngjyrë të bardhë, mirëpo u mërzit dhe i kërkoi një miku piktor që ta ngjyroste.

Janis me këtë Porsche ka udhëtuar ngado, ndërsa fansat e saj kudo që e shihnin të parkuar i linin mesazhe – ka treguar motra e këngëtares, Laura Joplin.


Joplin ndërroi jetë në tetor të vitit 1970 në moshë 27 vjeçare, nga mbidoza me heroinë.

Pas vdekjes së saj, automjetin e ka vozitur menaxheri i rokeres, ndërsa në vitin 1995 u vendos në shtëpinë e rokenrollit në Cleveland. /Telegrafi/

jan1 jan2 jan3 jan4 jan5 jan6 jan7 jan8