LAJMI I FUNDIT:

Në shitje kukulla me pamjen e Sarah Palin

Në shitje kukulla me pamjen e Sarah Palin

Janë lëshuar në shitje dy kukulla me pamjen e Sarah Palin, guvernatores së Alaskës të cilën John McCain e ka zgjedhur që në emër të republikanëve së bashku me të të kandidohet për zgjedhjet e radhës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kukullat të cilat paraqesin politikanët amerikanë përfshirë John McCain, Barack Obama e Hillary Clinton janë bërë hitet e fundit të modës.

Siç kupton Telegrafi britanik, me çmim prej 27.95 dollarë amerikanë (19.84 euro) amerikanët në shtëpitë e tyre mund të kanë drejtoreshën Sarah Palin, derisa ata të cilët dëshirojnë Sarah Palinin në rolin e super-heroinës duhet të ndajnë 29.95 dollarë.