LAJMI I FUNDIT:

Në rrethin e parë u zgjodhën 45 kandidatë, 35 tjerë shkojnë në balotazh

Në rrethin e parë u zgjodhën 45 kandidatë, 35 tjerë shkojnë në balotazh

45 kandidatë për kryetarë komunash fituan në raundin e parë të zgjedhjeve lokale që u mbajtën dje, ndërsa 35 do të shkojnë në raundin e dytë më 29 tetor.

Në raundin e parë janë zgjedhur kryetarët e komunave në Aerodrom, Haraçinë, Berovë, Manastir, Bogdanc, Bosillovë, Vallandovë, Vasilevë, Vevçan, Veles, Gjevgjeli, Gjorçe Petrov, Dellçevë, Demir Hisar, Dojran, Zelenikovë, Ilinden, Karposh, Kërçovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Kriva Pallankë, Krivogashtan, Krushevë, Kumanovë, Llozovë, Mavrovë-Rostush, Negotinë, Novo Sellë, Ohër, Petrovec, Pehçevë, Pllasnicë, Prilep, Radovish, Rankovce, Resnjë, Sveti Nikollë, Sopisht, Strumicë, Qendër, Qendra e Zhupës, Çuçer Sandevë dhe Debarcë.

Raund të dytë do të ketë në komunat: Bogovinë, Bërvenicë, Butel, Vinicë, Vrapçishtë, Gazi Babë, Gostivar, Gradsko, Dibër, Demir Kapi, Probishtip, Rosoman, Dollnen, Zhelinë, Zërnovc, Jegunoc, Kavadar, Karbinci, Kisella Vodë, Likovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Mogillë, Novaci, Saraj, Staro Nagoreçan, Strugë, Studeniçan, Tearcë, Tetovë, Çair, Çashkë, Çeshinovë-Obleshevë, Shtip dhe Shuto Orizarë.


Nga radhët e LSDM-së në raundin e parë u zgjodhën 37-të kryetarë komunash, nga OBRM-PDUKM 3, BDI 2 dhe Partia Demokratike e Turqve 1.

LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja do të garojnë në raundin e dytë në 19 komuna, BDI dhe Aleanca për Shqiptarët do të garojnë në 5, BDI dhe BESA në 7, në 1 komunë do të garojnë BDI-LSDM, në 1 LSDM dhe Lidhja e Romëve dhe në 1 PDSH dhe BESA.

Ende nuk dihet nëse kryetari i Bashkisë së Shkupit do të zgjedhet në raundin e parë, ose do të ketë edhe raund të dytë. Sipas informacioneve jozyrtare të KSHZ-së, kandidati i LSDM-së Petre Shilegov është në epërsi ndaj kundërkandidatit të tij nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Koce Trajanovski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Lajme
Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Drejtësi
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi

Kronika e Zezë
Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Politikë
Kalo në kategori