LAJMI I FUNDIT:

Në restorant punojnë dy majmunë

Në restorant punojnë dy majmunë

Një restorant japonez në veri të Tokios ka punësuar dy majmunë të trajnuar si kamerierë.

Dy majmunët e emërtuar Yat-chan dhe Fuku-chan shpërblehen nga klientin për punën e tyre me fara të sojës.

Yat-chan, ka 12 vjet dhe është më me përvojë, ai i merr porositë nga klientët dhe ua dërgon pijet në tavolinën e tyre.

Fuku-chan, është ende i ri për të marrë porosi, mirëpo ai ua jep peshqirët klientëve.


Pronari i restorantit Kaoru Otsuka i kishte mbajtur majmunët si kafshë të dashura të tij, mirëpo kur e kishte kuptuar se ata po kopjonin veprimet e tija në restorant, kishte filluar t’i mësonte të bëhen kamerierë.