LAJMI I FUNDIT:

Në radhë të gjata qytetarët sot kanë pritur për marrjen e kuponëve për inverterë

Në radhë të gjata qytetarët sot kanë pritur për marrjen e kuponëve për inverterë

Qytetarët sot në mëngjes kanë pritur në radhë të gjata për kuponët e kondicionerëve inverter. Kuponët mund të merren në sallën “Boris Trajkovski” në Shkup, në sallën “Boro Çurlevski” në Manastir dhe në qytete të tjera në hapësirat e Agjencisë për Punësim.

Kuponët në këto lokacione do të mund të merren nesër, ndërsa deri në fund të muajit mund të merren direkt në Ministrinë e Energjisë.

Ministrja e Energjisë, Sanja Bozinovska, sot mori pjesë në ndarjen e kuponëve në Shkup. Ajo theksoi se Ministria nuk ka marrë pjesë në përcaktimin e fituesve të kuponëve dhe se ka marrë listat e gatshme të fituesve dhe kompanive nga ku mund të merren kondicionerët. Është detyrim, tha ajo, që deri në fund të nëntorit të blihen kondicionerët inverter.


Ajo ka shpjeguar se kuponët nuk mund t’u dërgohen qytetarëve me postë sepse duhet të nënshkruhen kontrata.

“Procesi me Postën është pak më i gjatë dhe ato kontrata duhet të kthehen. Ne e pamë se kjo ishte më e dobishme dhe më efikase. Sigurisht, afati është fundi i muajit, nuk duhet të marrësh një ditë të tërë pune. Do të kemi më shumë njerëz në ministri. Bëmë të mundur shpërndarjen e kuponëve në 30 vende në Maqedoni, jo të gjithë duhet të vijnë në Shkup. Afati i fundit është 30 nëntori për t’i blerë ato. Me sa di unë nuk ka afat deri në të cilin duhet t’i instalojnë. Më e rëndësishmja është që ato të paguhen dhe të përdoren”, tha Bozhinovska për gazetarët.

Gjithsej 6,182 familje do të marrin kupona. Përmes Programit për efiçiencë energjetike në amvisëri, 4.591 amvisëri kanë marrë kuponë në vlerë prej 23.000 denarë ose 25.000 denarë, ndërsa 1.591 amvisëri kanë marrë kuponë në vlerë deri në 30.000 denarë përmes Programit për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Osmani përshëndetet me presidentin Trump para ceremonisë së varrimit të Papa Françeskut

Lajme
Tërmet në Shqipëri

Tërmet në Shqipëri

Lajme
Dhunë sistematike nga bashkëshorti, gruaja e cila ka shkuar të jetojë jashtë Kosovës lajmëron Policinë përmes aplikacionit

Dhunë sistematike nga bashkëshorti, gruaja e cila ka shkuar të jetojë jashtë Kosovës lajmëron Policinë përmes aplikacionit

Kronika e Zezë
Pamje nga Vatikani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në bazilikën “Shën Pjetri”

Pamje nga Vatikani, presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në bazilikën “Shën Pjetri”

Lajme
“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

“Dukagjini Resort”, Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës prezantojnë investimin gjigant turistik në rrugën Shëngjin-Velipojë

Kërkimi i një të dyshuari në Kaçanik, Policia gjen armë dhe 27 thika

Kërkimi i një të dyshuari në Kaçanik, Policia gjen armë dhe 27 thika

Kronika e Zezë
Kalo në kategori