Me reformat e nisura nga viti i kaluar për Tatimet në Pronë në komunën e Prishtinës, del se më në fund personat me më pak të ardhura, apo kategoria e personave të varfër, do të përfitojnë.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti tha sot se të gjitha pronat që konsiderohen më të pasura, tani me reformat e reja do të paguajnë tatim më të lartë për dallim nga pronat të cilat janë më në largësi të qendrës ose kanë vlerë më të ulët të pronës.
Ahmeti tha se tatimpaguesit do të paguajnë vetëm sa është vlera e tregut në lagjen ku ata banojnë. Ai ka përmendur sheshet e Prishtinës, ku çmimi që kanë paguar qytetarët deri më tani ka qenë 400 euro për metër katrorë, kurse vlera e tregut sipas tij është rreth 1500 Euro.
“Shembull: deri më tani në qendër të Prishtinës, në sheshet kryesore, prona është vlerësuar me 400 Euro për metër katrorë. Ndërkohë dihet se vlera e tregut është rreth 1500 euro. Prapë nu k e kemi bërë vlerën e tregut, por ju kemi përafruar… Ndërsa se sa po shkon vlera e tregut!? Kjo varet, sepse rregullorja i ka rrugët e caktuara dhe zonat, dhe e ka të definuar secilën zonë se si shkon. Ne do të dëgjojmë çdo ankesë, mirëpo në qoftë se dikush vjen dhe e ka shtëpinë me vlerë 200.000 euro dhe tash ankohet se ka paguar 50 euro në vit dhe tash e ka 150, më vjen keq por ne mendojmë që ata që e kanë gjendjen më të mirë ekonomike duhet ta bartin një pjesë më të madhe të barrës dhe natyrisht mbledhja më e mirë e tatimit në pronë rezulton në ofrim të shërbimeve më të mira“, tha Ahmeti.
Kryetari i Prishtinës ka përmendur edhe lagjet që cilësohen si “lagje të varfra” të qytetit, ndërsa në realitet bëjnë pjesë në lagjet e pasura. Përndryshe Ahmeti tha se një pjesë e madhe e zonave të cilat konsiderohen si të varfra u janë ulur tatimet mbi pronë.
“Shembull në të kaluarën ‘Kodra e Trimave’ ka qenë e paraparë në zonën e dytë, që është zona e dytë më e lartë për nga pagesa, duke u thënë se është në afërsi prej qendrës, ndërsa lagjja ‘Veternik’, lagjja ‘Qëndresa’, lagjja ‘038’, ‘Fshati Ndërkombëtarë’, dhe të gjitha këto lagje të cilat konsiderohen si lagje më të pasura kanë qenë zonë e kategorisë 7, 8, 9, domethënë si lagje më të varfra në zonën e Prishtinës. Pra, këto gjëra kanë ndryshuar tashmë. Një pjesë e madhe e këtyre zonave të cilat ne i konsiderojmë me gjendje më të rëndë sociale u është zvogëlua tatimi në pronë, por ata nuk i dëgjoni duke u ankuar sepse askush nuk ankohet për zvogëlim. Ndërsa në disa lagje është bërë vlerësim më i drejtë i pronës”, tha Shpend Ahmeti.
Ai gjithashtu tha se mund të bëhet ankesë për raste të veçanta ku një familje nuk i ka kushtet të paguaj dhe sipas tij me ankesë mund të rregullohet çdo gjë.
“Ka mundësi të tjera, po them çdo gjë mund rregullohet me ankesë. Çdo çështje do ta dëgjojmë. Në çoftë se një banesë është e vjetër dhe për shembull është ne shesh dhe në të kemi një familje shumë anëtarësh, atëherë ka mundësi që me ligj, me rregulloren të cilën e kemi kalua, të vlerësojmë edhe lirimet të cilat mund t’i bëhen dikujt për tatim në pronë“, tha i pari i Prishtinës. /Kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kontrata kolektive ‘përplas’ sindikatat me pushtetin
IPKO mbështet edicionin e 13-të të konferencës më të madhe në rajon për teknologji – KosICT
IPKO vetëdijeson dhe mbështet komunitetin në kuadër të fushatës “Së bashku kundër kancerit” përmes aktiviteteve në Prishtina Mall
India, anëtare e BRICS refuzon de-dollarizimin - përqafon dollarin amerikan
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind
Meritaterm vazhdon kampanjën me super zbritje prej 33% për pompën termike më të mirë në treg, Toshiba
Foleja Home: Produkte cilësore dhe moderne për shtëpinë dhe zyren tuaj
Kjo është super platforma për menaxhimin e procesit të dhënies dhe marrjes me qera të veturave
Vezët Bio REA-s: Zgjedhje e shëndetshme për familjen tuaj
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Arda Guler nga Turqia i dërgon mesazh Carlo Ancelottit për minutazhën te Real Madridi
Çfarë janë uraganet, sa të rrezikshëm janë dhe çfarë mund të ndihmojë në zbutjen e dëmeve?
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij
Kaloi 50 mijë konkurrentë në audicion - kush është Nora Tushi, shqiptarja që po mahnit jurinë gjermane
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp