LAJMI I FUNDIT:

Në Mitrovicë u përurua “Sheshi Festiv” për kremtimin e festave të fundvitit (Foto)

Në Mitrovicë u përurua “Sheshi Festiv” për kremtimin e festave të fundvitit (Foto)

Qytetarët e Mitrovicës nga sonte janë bërë me sheshin “Sheshin Festiv”, në të cilën do të zhvillohen aktivitetet e organizuara për shënimin e festave të fundvitit.

Përurimi i këtij sheshi është bërë nga kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri dhe nënkryetarit Faruk Mujka.

Pas prerjes së shiritit, Bahtiri tha se qytetarët përkundër problemeve të shumta që kanë në jetën e përditshme meritojnë të kenë një ambient madhështorë festiv.


“Është diçka që qytetarët mund ta shijojnë tani, e që më parë nuk e kanë shijuar, dhe çdoherë do të jetë më mirë e më bukur. Ne do të kemi një qytet të përbashkët, një qytet dhe një qytet të qytetarëve të qytetëruar, të kulturës dhe traditës siç janë mitrovicasit ”, tha Bahtiri.

Pas fjalës së shkurtër para qindra qytetarëve, kryetari Bahtiri preu tortën festive, e cila ju shpërnda qytetarëve të pranishëm.

“Sheshi Festiv” përfshin hapësirën e shëtitores kryesore në qendër të qytetit të Mitrovicës, përkatësisht sheshet “Isa Boletini, Mehe Uka dhe Adem Jashari”./Telegrafi/