Nxënësit e shkollave fillore të rajonit të Mitrovicës u mblodhën sot në Shkollën Fillore e Mesme e Ulët “Musa Hoti”në Mitrovicë për të marr pjesë në garat e robotikës “Kosova Makers League”.
Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, tha se sot është një ditë e veçantë për Mitrovicën pasi sistemi i robotikës është një energji e re e cila po zhvillohet edhe në Evropë.
“Sot është një ditë e veçantë, për ata të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në këto gara. Këto gara janë të mirëseardhura për Mitrovicën. Sistemi robotik është energji e re të cilën e praktikojnë evropianët”, ka thënë Bahtiri.
Ndërsa përfaqësuesja e Universitetit të Prishtinës, Drita Kadriu, tha se është një zhvillim i hovshëm në krahasim me periudhën e paraluftës sa i përket kësaj çështje, pasi fëmijët sot janë me robot në duar.
Ajo po ashtu falënderoi arsimtaren e kësaj shkolle, Anduena Ademi Jusufi për iniciativën e ndërmarr për të sjellë në Mitrovicë garat e robotikës.
“Ky është zhvillimi që ka ndodhur ndër vite, pasi fëmijët sot nuk janë si të shekullit të kaluar. Presim shumë shpejt që fëmijët duke mësuar shkencën dhe teknologjinë do të bëhen ndërmarrës të mirë. Për këtë projekt të madh ka dhe kontribut të pakrahasueshëm edhe arsimtarja e kësaj shkolle, Anduena Ademi Jusufi, të cilën e përgëzoj. Dëshiroj që këtë ndryshim dhe këtë punë si të Anduenës ta bëjnë dhe shumë të tjerë në një qytet të mirë siç është Mitrovica”, theksoi Kadriu.
Edhe përfaqësuesi i fondacionit BONEVET, Land Islami, tha se sot është një ditë e madhe pasi në disa komuna të Kosovës sot po mbahet gara e robotikës.
“Sot është ditë e madhe, pasi na bashkohen nga e gjithë vendi 10 për qind e të gjitha shkollave fillore në këtë garë. Në gjithë Kosovës sot garës po I bashkohen disa qytete si Shtime, Prishtinë, Gjakovë dhe Kaçanik. Gjithsej janë 130 shkolla dhe 600 nxënës. Është një ngjarje me të vërtetë shumë e madhe. Nëpërmjet garës robotike synojmë ta fuqizojmë fushën STEAM në sistemin tonë arsimor”, tha ai.
Njëri nga prindërit e garuesve që morrën pjesë në këtë garë robotike, Ylber Durmishi, ka bërë të ditur për Telegrafin se ky projekt është i mirëseardhur për Mitrovicën pasi po sjell një frymë të re për gjeneratën e ardhshme.
Ai po ashtu tregoi se djali i tij, Erisi ka marr pjesë në nivel vendi në këto gara dhe pret që të jetë pjesë edhe e garave evropiane.
“Djali im është për herë të katërt pasi ka marrë pjesë edhe në nivel vendi. Djali ka punuar vazhdimisht dhe punon më përkrahjen e arsimtares së shkollës. Ai synon të marr pjesë edhe në gara evropiane. Shpresoj që do të korr sukses. Kjo punë nuk është një ditore apo një javore, por kanë punuar me vite në këtë punë. Shkolla mendohet që do të fitoj një projekt që të pajiset me kompjuterë. Kjo shkollë është një ndër shkollat më të mira në Mitrovicë”, u shpreh Durmishi.
Edhe Gëzime Tahiri, prind, ka thënë se po ndjehet shumë mirë që fëmija i saj është pjesë e kësaj gare.
“Po ndjehem shumë mirë. Kam pasur shumë dëshirë që fëmija im të jetë pjesë e kësaj gare”, tha ajo.
Arbresha Hoxha, nxënëse e klasës nëntë në shkollën “Shaban Idrizi” në Zhabar të Mitrovicës, është njëra nga garueset e kësaj gare të robotikës.
Ajo në një prononcim për Telegrafin theksoi se është shumë krenare që kjo garë po mbahet për herë të parë në Mitrovicë.
“Këtu marrin pjesë të gjitha shkollat e Mitrovicës dhe nga rajoni. Jemi shumë krenar që po mbahet për herë të parë kjo garë në Mitrovicë dhe shpresoj shumë që kjo garë të mbahet edhe viteve tjera. Mendoj që jam përgatit shumë mirë. E kemi vetëm një shteg të thjesht, dhe kam pak emocione. Është një frymëzim shumë i mirë edhe për ne një aktivitet I tillë”, ka thënë nxënësja Hoxha.
Ndryshe, fondacioni BONEVET ka sjell një hapësirë krijuese ku ndërtohet një frymë kurioziteti, inovacioni dhe krijimi përmes lojës dhe teknologjisë. Një varg i gjerë i klasave dhe trajnimeve STEAM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri, Art dhe Makematikë) mbështet fëmijët në zhvillimin e aftësive të nevojshme për të përballuar sfidat e së ardhmes. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Gjykata bullgare merr vendim: API-ja pjesërisht fajtore për aksidentin e autobusit ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025