LAJMI I FUNDIT:

Në mes të samitit të G20, Trump shkoi për të luajtur golf

Në mes të samitit të G20, Trump shkoi për të luajtur golf

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump shkoi për të luajtur golf pas një fjalimi të shkurtër në samitin G-20, të organizuar nga Arabia Saudite, por që u mbajt përmes video-lidhjeve për shkak të pandemisë.

Trump, i cili ende nuk e ka pranuar humbjen pas fitores së Joe Bidenit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit, foli në fillim të një samiti dy-ditor virtual.

Një burim me qasje në takim, i mbyllur për media, tha se Trump “bëri një punë absolutisht të mahnitshme gjatë mandatit për ekonomi”, duke shtuar se Trump “nuk tha asgjë për situatën globale”, raporton theguardian.


“Ka qenë një nder për të punuar me ju dhe pres që të punoj me ju në të ardhmen”, tha Trump, duke cituar një tjetër pjesëmarrës, transmeton Telegrafi.

Më pas, Trump u zëvendësua nga Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin ndërsa flisnin liderët e tjerë botërorë.

Ai më vonë u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe shkoi për të luajtur golf në Virginia, jo shumë larg Uashingtonit.

Ai u përshëndet nga një grusht mbështetësish me flamujt Trump, njëri me imazhin e presidentit të 45-të të SHBA dhe mbishkrimin “Katër vjet më shumë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Botë
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Botë
Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Zelensky jep versionin e tij rreth telefonatës me Donald Trump

Botë
BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

BE thotë se do të përgjigjet me “kundërmasa të forta dhe proporcionale” ndaj tarifave të shpallura nga Trump

Botë
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Pesë shtetet me gjasat më të mëdha ta fitojnë Luftën e Tretë Botërore

Kalo në kategori