Përfaqësues të shoqërisë civile dhe ekspertë në Kosovë, thonë se përbërja e ardhshme e Kuvendit të Kosovës ka nevojë për deputetë që janë të denjë, me integritet të plotë dhe të profesioneve të fushave të caktuara. Ata kërkojnë përfshirje sa më të madhe të të rinjve, duke besuar se ata do të sillnin një frymë të re në përbërjen e legjislaturës së re.
Kosova pritet t’i mbajë zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 11 qershor, pas rënies së Qeverisë nga një mocion mosbesimi në Kuvend dhe shpërbërjes së institucionit ligjvënës. Betim Musliu, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, thotë se partitë politike në Kosovë, në këto zgjedhje duhet të sjellin njerëz, të cilët kanë vlera.
“Legjislatura e ardhshme ka nevojë për profil të deputetëve që së pari janë të denjë, me integritet të plotë dhe janë profesionistë të fushave të caktuara. Nevoja është që të ketë sa më shumë profesionistë të fushës së sundimit të ligjit dhe të fushës së ekonomisë, dy fusha ku Kosova vazhdon të ketë shumë probleme”, vlerëson Musliu.
Janë shumë vendime e procese që e presin edhe legjislaturën e re, duke veçuar demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Po ashtu, sipas Musliut, mbetet të punohet shumë në fushën e sundimit të ligjit dhe ekonomisë. Për të gjitha këto procese, përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës i duhen deputetë profesionistë.
“Shpresojë shumë që partitë politike në listat e tyre kanë vendosur emra që kanë integritet të plotë dhe janë profesionistë të këtyre fushave, ndërsa se kush do të jetë, besoj që qytetarët do të vetëdijesohen dhe do t’i votojnë ata që kanë vlera, kanë merita dhe jo ata të cilët janë ‘gladiator’ të partive politike që i shohim në sa e sa zgjedhje”, shton Musliu.
Kuvendi i Kosovës ka 120 ulëse, prej të cilave 100 u ndahen partive nga radhët e shumicës shqiptare, 10 atyre serbe dhe 10 komuniteteve joserbe. Në këto ulëse të Kuvendit të Kosovës, sipas ekspertit të çështjeve ekonomike, Naim Gashi, do të duhej të ulen njerëz të cilët kanë kredibilitet dhe të kaluar jo kriminale.
“Mendimi im është që kategoria kryesore që do të duhej ta rriste prezencën në Parlamentin e Kosovës do të duhej të ishin të rinjtë dhe gratë, për arsye se ne jemi vendi me popullatën më të re në Evropë dhe jemi me përqindje më të ulët të rinjve në proceset vendimmarrëse, duke përfshirë edhe Parlamentin. Po ashtu duhet një përfaqësim adekuat dhe dinjitoz i grave jo vetëm në Kuvend, por edhe në Qeveri dhe në të gjitha institucionet tjera ekzekutive të shtetit”, thekson Gashi.
Legjislatura e deritashme në Kosovës, nga shoqëria civile, ishte cilësuar nga më të plogështat deri më tash, kur bëhet fjalë për vendimmarrje, përmbushje të agjendës së punës dhe miratim të ligjeve. Ndryshe, të ardhurat mujore të deputetëve, përfshirë edhe mëditjet, arrijnë apo edhe e tejkalojnë shumën prej 2000 eurosh. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri