LAJMI I FUNDIT:

Në krahasim me vendet e rajonit, qytetarët e Maqedonisë së Veriut paguajnë më shtrenjtë për pagesat rrugore (Foto)

Në krahasim me vendet e rajonit, qytetarët e Maqedonisë së Veriut paguajnë më shtrenjtë për pagesat rrugore (Foto)

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut paguajnë më shumë për pagesat rrugore, në krahasim me vendet e rajonit, si Serbia, Greqia, Shqipëria dhe Bullgaria.

Në një analizë që është bërë nga “Metamorfozis”, nëse çdo ditë punë udhëtohet me makinë në relacionin Shkup-Gjevgjeli, që përfshihen 154 kilometra, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të duhet të paguajnë 6840 denarë për pagesat rrugore, njofton Telegrafi Maqedoni.


Ndërsa nëse çdo ditë pune udhëtohet në relacionin Shkup-Gostivar (66.3 kilometra), për pagesat rrugore qytetarët e vendit duhet të harxhojnë 5320 denarë.

Ndryshe nga pagesat në vendin tonë, në Serbi nëse qytetarët çdo ditë pune udhëtojnë në rrugën Smederevë-Beograd (63 kilometra) për pagesat rrugore harxhojnë 3800 dearë. Kurse në rrugën Katerini-Selanik (70 kilometra) në Greqi, qytetarët paguajnë 2860 denarë pagesa rrugore.

Ndërkaq në Shqipëri në rrugën Kukës-Tiranë e cila ka 144 kilometra, për pagesat rrugore qytetarët harxhojnë 1840 denarë.

Pagesat rrugore më të lira janë në Bullgari. Nëse qytetarët e këtij vendi çdo ditë pune udhëtojnë në rrugën Sofje-Pllovdiv (153 kilometra) për pagesa rrugore harxhojnë 940 denarë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Kurti takon ministren e Jashtme gjermane, falënderon Gjermaninë për mbështetjen e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE

Lajme
Kalo në kategori