LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë, megjithatë dikush është mbi Ligjin

Në vendin tonë vazhdimisht flitet për drejtësinë dhe zbatimin e saj dhe atë kjo është retorika pothuajse e përditshme e liderëve institucional se askush nuk do të jetë mbi ligjin.

Me gjithë angazhimin e institucioneve të Republikës së Kosovës që të punojnë në këtë drejtim dhe të gjithë të respektojnë ligjin dhe të jemi të barabarte para tij, kjo nuk po ndodh. E vërteta është ndryshe, se megjithatë në Kosovë dikush është mbi ligjin, duke e shkelur atë më të dyja këmbët.


Se fundmi kemi rastin e nxënëses Arjeta Halimi, të cilës shkolla “Kuvendi i Lezhës” në Viti vazhdon të mos e lejojë të ndjek procesin mësimorë, me gjithë vendimin e gjykatës së qarkut në Gjilan. Pra vendimi gjyqësor nr.24/09, i cili lejonte që nxënësja të vazhdojë ndjekjen e procesit mësimor i miratuar nga gjykata e qarkut në Gjilan nuk u respektua nga autoritetet e shkollës.

Më të drejtë Avokati i popullit Sami Kurteshi, lidhur më këtë rast pat deklaruar se dikush po e sheh veten mbi ligjin.

E drejta e lirisë së besimit është e garantuar më konventat ndërkombëtare, përkatësisht më Konventën për Mbrojtjen e të Drejtave dhe të Lirive Themelore të Njeriut, ku nenin 9 thuhet se çdo njeri ka të drejtën e lirisë së mendimit, të ndërgjegjes dhe të fesë, kjo e drejtë përfshin lirinë e ndërrimit të ose të bindjes së tij dhe lirinë, qofte vetëm ose së bashku më të tjerët dhe në publik ose privatisht, për ta shfaqur fenë ose bindjen e tij në adhurim, mësimdhënie, praktik dhe respektim.

Po ashtu kjo e drejtë garantohet edhe më Kushtetutën e Republikës së Kosovës, përkatësisht më nenin 38 të saj. Në nenin 38 të Kushtetutës, pika 3 thuhet së askush nuk mund të detyrohet ose të ndalohet, në kundërshtim më ndërgjegjen e vetë, që të marrë pjesë në praktikimin e fesë si dhe të bëjë publike bindjet ose besimin e tij/saj. Edhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e garanton këtë të drejtë në nenin 24 të saj.

Në Kuvendin e Shqipërisë para disa muajve dhe në Kuvendin e Kosovës në vitin 2004 është miratuar Ligji për mbrojtjen kundër diskriminimit i cili sanksionon shkeljen e të drejtës së qytetarëve për shprehjen e lirë të besimit të tyre fetar. Rregulloret e shkollave fillore dhe të mesme të cilat ndalojnë vijimin e procesit mësimor për nxënëset myslimane që bartin mbulesën e kokës, janë në kundërshtim më ligjin për mbrojtjen kundër diskriminimit, në kundërshtim më Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe në kundërshtim më aktet dhe konventat më të larta ndërkombëtare.

Në njërën anë në shkollat e mesme dhe fillore ju ndalohet nxënëseve të besimit islam të vijojnë mësimin për shkak të mbulesës, ndërsa në anën tjetër po në këto shkolla edhe pse është e ndaluar një pjese e nxënësve shkojnë gjysme lakuriq (veshje ekstravagante), dikush pi duhanin, dikush përdorë telefona në orë të mësimit etj etj.

Shkollat tona në vend se të merren më parandalimin dhe luftimin e dukurive negative që janë prezentë në shkolla, ato shkelin të drejtën e besimit dhe arsimimit.

Huliganizmi, narkomania, dhuna dhe dukuritë tjera negative janë duke u rritur dita ditës në shkollat tona dhe për këtë askush nuk qan kokën, as institucionet të cilat janë përgjegjëse për te, thuajse ato janë të zakonshme. Këto dukuri janë kanceri i një shoqërie që shkatërron të ardhmen dhe rinin e një vendi, a thua a janë të vetëdijshme për këtë institucionet kompetente apo janë dorëzuar. Për luftimin e këtyre dukurive duhet të përdorin të gjitha metodat dhe mjetet e mundshme demokratike, që nga parandalimi dhe ndëshkimi i tyre e deri të futja e edukimit fetar në shkollat tona. Edukimi fetar duhet ti paraprije arsimimit.

Në shumicën e vendeve të Evropës edhe pse ato vende janë laike, edukimi fetar është futur nëpër shkolla si domosdoshmëri për ti ndaluar dukurit negative të lartë përmendura. Po ashtu edhe komuniteti serb në Kosove e ka futur edukimin fetar në institucione arsimore, ku predikuesit te fesë ortodokse të cilët mbajnë ligjërata në shkolla paguhen nga buxheti i Kosovës.

Pse institucionet tona nuk e bëjnë te njëjtën gjë, kur në vendet e Evropës është duke u bërë përpjekje e vazhdueshme për t’i eliminuar dukurit negative në shkolla dhe atë duke përdorur çdo mundësi dhe alternative më qellim qe të kanë një shoqëri sa më të shendosh, duke inkorporuar edhe mësimin fetar në shkolla.

(Autori është student i Fakultetit Juridik në studimet postdiplomike-Master, drejtimi civil si dhe absolvent në departamentin e shkencave politike dhe administratës publike të UP-së. Kontakti : kushtrimi86@hotmail.com)