LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë ka rënie të vdekshmërisë së foshnjave

Në Kosovë ka rënie të vdekshmërisë së foshnjave

Në konferencën e parë të Shoqatës së Neonatologëve të Kosovës u tha se përkushtimi dhe puna e në këtë sektor ka bërë që të ulet numri i vdekjeve të foshnjave të lindura para kohe.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë,Uran Ismaili tha se me punën tejet të madhe interdiciplinare është arritur të ulet vdekshmëria në një masë të madhe.

“Ruajtje e shëndetit të fëmijës mbetet prioriteti i yni jo si klasë politike po si shoqëri jemi munduar t’i shtojmë investimet dhe një mbështetje kërkon një si bashkëveprim si fushë. Mos të harrojmë që duhet të ketë vullnet politik që reformat që ju doni t’i arrini të jenë të mbështetura. Edhe pse po largohem nga sektori jemi deputetë dhe aty na shihni si partnerë. Ne nuk do ndalemi së ndihmuar shëndetësinë kosovare”, tha Ismaili.


Kryetarja e Shoqatës së Neonatologëve të Kosovës, Burbuqe Skenderi tha se në kuadër te kësaj konference po kremtohet edhe 17 nëntori si dita e prematurëve, e cila synon ndërgjegjësimin dhe informimin për sfidat me të cilët ballafaqohet një i lindur para kohe.

Sipas saj ndër vite ka rënie të vdekshmërisë së foshnjave dhe nga 30 përqind sa ka qenë më herët në vitin 2018 kjo shifër ka rënë në 8 përqind.

Drejtori i Klinikës së Neonatologjisë, Xhevdet Gojnovci tha se kjo Klinikë ofron shërbime sekondare dhe terciale për 11 mijë e 500 foshnje dhe ato foshnjat që janë në spitalet regjionale.

Sipas tij patologjitë më të shpeshta që ballafaqohen në këtë Klinikë janë asfiksia, infeksionet anomalite të ndryshme dhe prematuriteti. Prandaj ai kërkoi nga institucionet mbështetje më të madhe për këtë sektor. /KP/

Në trend Lajme

Më shumë
MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

Lajme
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Drejtësi
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Politikë
Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Lajme
Kalo në kategori