Enti i Statistikave të Kosovës u themelua në vitin 1948, gjatë një periudhe të transformimit socio-politik të asaj kohe. Ky ent ofron njohuri kyçe mbi demografinë e popullsisë, treguesit ekonomik, bujqësinë dhe më shumë.
Tashmë këtë vit kur ka filluar regjistrimi i popullsisë në Kosovë, në emisionin “FAKTE me Adnan MEROVCIN” në Klan Kosova, u bë një kthim në kohë, saktësisht në vitet 1990-1999 kur mes vështirësive të shumta që Kosova përballej atëherë, një represion politik nga Serbia u bë edhe ndaj Entit të Statistikave të Kosovës.
Në një kthesë shqetësuese të ngjarjeve, zyrtarët e Entit të Statistikave të Kosovës u larguan padrejtësisht nga puna nga autoritetet serbe në vitin 1990, duke lënë një boshllëk në prodhimin statistikor të Kosovës.
Më 10 prill 1991, përfaqësuesit e partive politike, në krye me Ibrahim Rugovën, asaj kohe kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe delegacioni i Këshillit Ekzekutiv-Federativ të Jugosllavisë me kërkesën e këtyre të fundit, u realizua një takim në Shoqatën e Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë.
Këshilli Ekzekutiv-Federativ i Jugosllavisë i cili erdhi për t’i takuar përfaqësuesit e partive politike shqiptare në lidhje me mundësisë e regjistrimit të popullsisë së Kosovës, udhëhiqej nga malazezi Dragutin Grupkoviq i shoqëruar nga Bozho Marendiq dhe Milladin Kovaçeviq.
Nga pala shqiptare prezent në këtë takim ishin: Ibrahim Rugova, Ali Aliu, Bujar Bukoshi, Mehmet Kraja, Ibrahim Berisha, Jusuf Buxhovi nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Hivzi Islami nga Partia Fshatare, Shkëlzen Maliqi dhe Ramush Tahiri nga Partia Social-Demokrate, prof.Asllan Pushka, Umberto Bytyqi nga Partia Shqiptare Demokristane dhe Blerim Shala nga Partia Parlamentare e Kosovës.
Në këtë takim mendohej se shqiptarët do të bindeshin që të merrnin pjesë në regjistrimin e popullsisë, e që në fakt nga rrjedha e takimit u kuptua se çështja e regjistrimit të popullsisë në ish-Jugosllavi ishte kusht i Bashkësisë Evropiane për financimin e projekteve të mëdha zhvillimore në ish-Jugosllavi, të cilat do të kontribuonin në implementimin e reformave ekonomike të kryeministrit Federativ, Ante Markoviq, i cili shihej asaj kohe si shpëtimtari i vetëm dhe i fundit i Federatës Jugosllave, Federatë kjo që ishte drejt shkatërrimit.
Pra, qëllimi i këtij takimi ishte krijimi i një aktiviteti që i takonte Entit të Statistikave të Kosovës, e që ishte i mbyllur për shqiptarët dhe ishte vetëm me punëtorë serbë. Qeveria Federative kishte zgjedh një delegacion Federativ për ta realizuar këtë aktivitet.
Kryetari atë kohë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherit udhëheqësi i këtij takimi nga ana e palës shqiptare, Ibrahim Rugova me politikën e tij, kundërshtoi regjistrimin e popullsisë, duke treguar arsyet e thëna në këtë mbledhje.
“Kosova e ka shansin. Kosova duhet të hapë krahët, nëse i mbyllë nuk ka shans. Kosova duhet të hapet ndaj Evropës”, tha Bozho Marendiq.
Ai teksa i tha presidentit Ibrahim Rugova, se KEF ka mirëkuptim për problemet në Kosovës, por që prapë insiston rreth krijimit të mundësisë për regjistrimin e popullsisë, shtoi se “ky projekt ka për qëllim që të inkurajojë dhe intensifikojë zhvillimin e Kosovës. Kështu në mënyrë të përshtatshme e kishim hapur dhe ndërkombëtarizuar Kosovën”.
Rugova në kundërpërgjigjen e tij, iu drejtua Marendiqit duke i thënë se Kosovë çdo herë është angazhuar në bashkëpunimin, dhe se çështja e regjistrimit të popullsisë është e pakuptimtë kur të gjitha institucionet në Kosovë kishin rënë.
Diskutimet e gjata të cilat vazhduan edhe me figura tjera prezentë, deri në fjalimin e fundit të Rugovës ku thotë se KEF do të marr përgjigje nesër ose pasnesër për këtë çështje, mund t’i dëgjoni në vijim:
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës