Kriza dhe devijimet shoqërore kanë depërtuar në çdo pore të jetës, duke mos kursyer asgjë që llogaritet e mirë publike, shkruan gazeta KOHA. Dëmtimi dhe grabitja e pasurisë publike, ka kaluar çdo kufi madje kur vihet në pikëpyetje edhe jeta e atyre që bëjnë vepra vandale.
Një rast eklatant ndodh me grabitjen e siguresave nga shtyllat e ndriçimit publik. Përgjatë shtegut për këmbësore të ndërtuar nga qyteti i Gostivarit drejt burimit të lumit Vardar në fshatit Vërtok, në disa nga shtyllat e ndriçimit publik janë hapur kutitë dhe janë grabitur siguresat, kurse në disa nga ato edhe dritat. Për shkak se një pjesë e madhe e shtegut ndodhet në hapësira të pabanuara, vandalistët, të pavërejtur nga askush, kanë arritur të shkaktojnë dëme. Rasti denoncohet nga drejtuesit e Pushtetit lokal në Gostivar, nga ku thonë se për realizmin e këtij projekti u harxhuan 187 mijë euro të siguruara nga IPA fondet e Unionit Evropian. Por, ky nuk është rasti i vetëm. Vjedhja dhe dëmtimi i pajisjeve urbane brenda qytetit të Gostivarit, tashmë është shndërruar në përditshmëri. Në këndin e lojërave tek parku i madh i qytetit, edhe pas shumë sanimeve të pajisjeve të dëmtuara, mund të vërehen shumë pajisje të dala nga funksioni.
Punonjësit e Ndërmarrjes Publike që kujdesen për higjienën në këtë pjesë të qytetit, tregojnë se me dhjetëra pajisje tashmë janë magazinuar si pajisje jashtë funksioni, si pasojë e prishjes nga qytetarë të pandërgjegjshëm dhe kryesisht nxënës të shkollave të mesme. Arroganca e disa të rinjve gostivaras, duket se shkon përtej normave njerëzore. Punonjësit tregojnë se përballen me kërcënime të natyrave të ndryshme, nëse atyre u tërhiqet vërejtja të mos dëmtohet pajisjet, që në radhë të parë janë vendosur me qëllim për tu shërbyer atyre. Punonjësit kërkojnë që institucionet të angazhojnë personal të posaçëm sigurimi, me qëllim që të rinjtë të bëjnë kujdes kur vendosin të dëmtojnë këto pajisje.
Dëmtimi i pajisjeve bëhet kryesisht në orët e vona ta natës. Drita të thyera, ulëse të dëmtuara ashtu sikurse kazanët e mbeturinave, kopshte me lodra fëmijësh të shkatërruara, kjo është fotografia e vërtetë që flet për një realitet të shëmtuar që ngjan brenda hapësirës urbane të Gostivarit. Kompetencat mbi kujdesin, mirëmbajtjen dhe ruajtjen e pajisjeve urbane bien mbi pushtetit vendor dhe organet e rendit. Edhe nga Komuna e Gostivarit por edhe nga polica, thonë se janë duke punuar në drejtim të mbrojtjes së tyre. Nga Policia njoftojnë se pa përjashtim marrin masa dhe aktivitete pas denoncimeve rreth vjedhjeve ose dëmtimit të pajisjeve urbane, por edhe në momente kur persona të pandërgjegjshëm hasen duke kryer akte të tilla në vendin e ngjarjes.
“Pjesa tjetër është përgjegjësi e pushtetit vendor, posaçërisht për mirëmbajtjen dhe riparimin e objekteve dhe pajisjeve publike siç janë ulëset, burimet, kazanët e mbeturinave e tjerë. Në qoftë se raste të tilla raportohen më komisariatin e policisë Gostivar, për shembull, shërbimet tona dalin menjëherë në vendin e ngjarjes, inspektojnë dhe në bazë të kompetencave punojnë në zbulimin e kryerësve, kurse vepra e tyre sanksionohen penalisht, në varësi të karakterit dhe dëmit të shkaktuar. E njëjta gjë vlen edhe nëse bëhet fjalë për vjedhje”, theksuan nga Policia e Gostivarit.
Kujdesi mbi pasurinë publike, sipas kompetentëve duhet arritur edhe në bankat e shkollës, me qëllim që të ngrihet vetëdija tek gjeneratat e reja për sa i përket kujdesit mbi pasuritë që u takojnë vet atyre.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Vuçiq në intervistën me djalin e Trumpit pretendon se është i hapur për një marrëveshje me Kosovën: Duhet një zgjidhje kompromisi

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës