LAJMI I FUNDIT:
Prizreni 14° partlycloudy_day

Në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prizrenit do të ofrohen studimet master në tri gjuhë

Në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prizrenit do të ofrohen studimet master në tri gjuhë

Programi i ri studimor në nivelin master për “Mësimdhënie dhe Kurrikulë” në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren është akredituar nga institucionet përkatëse. Sipas drejtuesve të këtij Universiteti, kësisoj është pasuruar lista e programeve studimore.

Rektori i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Mentor Alishani ka bërë të ditur se programi është akredituar për tri gjuhët, shqip, turqisht dhe boshnjakisht, raporton Telegrafi.

“Listës së programeve studimore të Universitetit të Prizrenit, për herë të parë po i shtohet edhe një program i ri: Master në “Mësimdhënie dhe Kurrikulë”, i cili do të realizohet në kuadër të Fakultetit të Edukimit dhe do të implementohet në tre gjuhë: shqip, turqisht dhe boshnjakisht”, është shprehur ai.


Ndërsa Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka njoftuar se Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KSHC) i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), ka vendosur për akreditimin e një programi të ri studimor të nivelit master në Fakultetin e Edukimit në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.

“Programi studimor “Shkencat e Edukimit, profili Mësimdhënie dhe Kurrikulë, MA” është akredituar për tre vitet e ardhshme në mbledhje e KSHC të mbajtur më 12.08.2024, dhe do të pranohen 70 studentë në tri gjuhë: në shqip, boshnjakisht dhe turqisht. Akreditimi i këtij programi studimor është lajm i mirë për të diplomuarit dhe studentët e kësaj njësie akademike pasi që për herë të parë në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prizrenit do të ofrohen edhe studimet e nivelit master”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

Magazina

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Magazina
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Gjesti ia huq me të madhe, thotë se Bullgaria është kryeqytet i Serbisë - banorët ia shpjegojnë që është shtet

Magazina
Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Liga e Kampionëve
Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Tifozët e Liverpoolit shpallin fajtorin për eliminimin nga PSG - kërkojnë shitjen e lojtarit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori